×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut: Po kërcënohet siguria, situata e tensionuar

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Pas incidenteve që nisën më 6 dhjetor në veri të Kosovës, nuk dihet ende nëse do të mbahen zgjedhjet më 18 dhjetor në komunat me shumicë serbe.

    Mbase, ky vendim për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do të merret vetëm pas vlerësimit të situatës së sigurisë në këtë pjesë.

    Kështu të paktën kanë thënë për Front Online të mërkurën nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

    Për mbajtjen ose jo të këtyre zgjedhjeve janë deklaruar edhe nga Mitrovica e Jugut.

    Nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri tha për Front Online se u takon institucioneve kompetente të vendosin nëse do të mbahen zgjedhjet.

     “Vlerësimin e bëjnë institucionet kompetente, ne si komunë nuk mundemi me thënë asgjë. Mendoj që gjithçka duhet me shku në koordinim me institucionet kompetente”, u shpreh Tahiri.

    Megjithatë, ai tha se siguria është duke u kërcënuar.

    Tahiri tha se në pjesën jugore të Mitrovicës, qytetarët po ndihen të shqetësuar për gjendjen aktuale në veri.

    “Pjesa në situatën jugore është e qetë, por këto zhvillimet e fundit, qytetarët normal që janë duke i përcjell me shqetësim, për shkak që edhe është duke u kërcënuar siguria, në të njëjtën kohë ka edhe që kanë familjarë, faktikisht ne kemi familjarë të gjithë në pjesën veriore, dhe shqetësohemi për sigurinë e tyre edhe për shkak të kufizimeve. Situata aktuale në veri, sipas informacioneve, domethënë ne që jemi në komunikim atje edhe me banorë, por edhe me institucionet e sigurisë, është e tensionuar, aspak stabile, dhe me indikacione të larta të jostabilitetit edhe mos sigurisë, pasiguri e madhe”, u shpreh Tahiri.

    Tahiri tutje tha se si komunë kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia, dhe të lejohen institucionet ta kryejnë punën.

    “Ne i kemi kërkuar qytetarëve që ta ruajnë qetësinë, edhe të njëjtën kohë me besu tek institucionet, dhe me i leju institucionet kompetente me kry punën e tyre në mënyrë më profesionale të mundshme”, deklaroi Tahiri për Front Online.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

    Më 6 dhjetor, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata. Dy incidente të tilla kanë ndodhur edhe mbrëmë në veri të vendit.

    Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën nga presidentja Osmani, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri./Front Online

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë...
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.