Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partia e tij është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të reja.
Haziri thotë se e kanë parë që asnjë parti politike nuk e ka vullnetin për ta zgjedhur presidentin e ri.
“E kemi vërejtur që nga gushti që nuk ka vullnet për ceshtjen e presidentit. Ne nuk kemi kërkuar të kemi presidentin por kemi qenë të gatshëm që të flasim me këdo që ka dashur zgjedhje”, ka thënë ai.
“Në krizë politike është Kosova e jo LDK’ja”, ka thënë ai.
Tutje Haziri ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese cilido qoftë ai. “Jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje”, thotë ai.