×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së: Asnjëherë s’kam qenë pro vijave të kuqe për PDK-në

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë ka marrë vendim që kjo parti të mos futet në koalicion me partinë e Kadri Veselit (PDK).

    Por, vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në,  kanë filluar të fshihen, pasi që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë tha se këto vija duhet të hiqen tani dhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen në Kosovë.

    “Tani duhet të hiqen edhe në situatën e tanishme, por edhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, për shkak se zgjidhjet janë të vështira”, ka thënë  Mustafa.

    E të njëjtin mendim për vijat e kuqe e ka edhe nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova.

    Ai në një prononcim për portalin Front Online, tha se përveç LDK-së, vijat e kuqe i kanë hequr edhe për partitë tjera.

    Rugova tha se si nënkryetari i kësaj partie nuk ka qenë asnjëherë pro vijave të kuqe.

    “Unë Skam qenë kurrë pro vijat e kuqe,  vijat e kuqe kanë qenë të vendosura në mandatin e kaluar, nuk ka nevojë askush askujt ti vendos vijat e kuqe. unë jam kundër vijave të kuqe ndaj subjekteve. Unë nuk vendosi për vija të kuqe. Zgjedhjet e kaluar kanë shkuar kur kemi thënë se nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në, tani vinë zgjedhjet e tjera,  I kemi hjek vijat e kuqe për të gjitha partitë” tha shkurt Rugova për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Bëhet fjalë për ngjarjen e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, në këto zgjedhje priste...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Gjermani për pjesëmarrje në “Munich Security Conference 2025”. Zyra e Kurtit njofton se kryeministri ka udhëtuar...
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Lajme13 Shkurt 2025
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.