×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i AAK-së: Kurti po heziton që të hyjë në dialog i përgatitur, mund të komplikohet sërish gjendja politike

    FrontOnline
    03 Maj 2021

    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë që e sheh Qeverinë Kurti nuk e sheh të përgatitur, aq sa duhet në këtë qeverisje.

    “Konsideroj që Kurti është shumë neglizhent dhe është jofunksional sa duhet, sepse në një qeveri çfarë kërkohet me më shumë se 50 % që është fituar, do të duhej të ishte shumë më dinamike, me veprime që i do qytetari i Kosovës dhe që nuk po e shohim as në politikën e brendshme dhe as të jashtme. Po e shohim një stagnim dhe kjo është në dëm të qytetarëve të Kosovës”, tha Isufi në Klan Kosova.

    Tutje Isufi u shpreh që AAK-ja po përgatitet që pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, të rikthehet më fuqishëm.

    “Prandaj edhe po përgatitemi në terren, jemi në degë tani, pasi po dëshirojmë të konsolidohemi pas zgjedhjeve që kanë ndodhur dhe të rikthehemi fuqishëm në skenën politike”.

    Isufi theksoi se AAK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me partitë politike për të mirën e vendit, por rreth çështjes së dialogut me Serbinë theksoi që nuk po shohin gatishmëri për bashkëpunim.

    “Ne jemi deklaruar gjithmonë gjatë të gjitha periudhave që kur është në pyetje fati i Kosovës, interesat nacionale të vendit, ne nuk hezitojmë por konsiderojmë që duhet ta japim kontributin tonë. Deri tash s’kemi parë gatishmëri që të kërkohet angazhimi i AAK-së ose i partive tjera në opozitë që të bëhet unitet i brendshëm për t’u plasuar në bisedime. Më shumë shohim gatishmëri të ikjes nga subjektet politike dhe shkuarja në disa segmente që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat”.

    “Në dialog duhet shkuar me platformë, duhet shkuar të përgatitur dhe duhet shkuar për njohje përfundimtare të Serbisë për pavarësinë e Kosovë. Ky është elementi kryesor që duhet të jetë në tavolinë dhe e dyta me rëndësi është pa SHBA-të në tavolinë, s’ka bisedime”.

    Isufi tha që nuk e beson që Kurti është lideri që do ta nënshkruajë marrëveshjen finale me Serbinë.

    “S’e besoj, pasi Serbia nuk është e gatshme me këtë lidership që ka me Vuçiqin në krye për pranimin e Kosovës. E dyta Kurti po heziton që të hyjë në dialog i përgatitur, sepse po të donte do t’i ftonte liderët politik, liderët institucional dhe do të koordinohej. Por ai [Kurti] nuk po shkon në këtë drejtim, prandaj konsideroj që s’do të ecë më tutje – ka rrezik që përsëri ta komplikojë gjendjen në politikën në Kosovë”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç tha ajo, dështimin në realizimin...
    Lajme13 Janar 2025
    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.