×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vitin 2019 MSH kishte shpenzuar vetëm 64% të buxhetit

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Vetëm 64 për qind e buxhetit të Ministrisë e Shëndetësisë (MSH), ishin shpenzuar gjatë vitit 2019. Raporti i Auditorit e kishte konsideruar si jo të kënaqshëm realizimin e këtij buxheti, derisa ka nënvizuar se si rezultat i mos pagesave me kohë, të operatorëve ekonomikë, të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej më shumë se 270 mijë euro.

    Kështu u tha në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Anëtarja e komisionit, Besa Gaxherri ka treguar se në bazë të këtyre të gjeturave, MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej më shumë se 299 mijë euro, ndërkohë që ka shfrytëzuar vetëm 64 për qind të buxhetit.

    “Ministria e Shëndetësisë kishte shpenzuar 64 për qind të buxhetit final për vitin 2019. Që nënkupton një realizim jo të kënaqshëm në nivel të përgjithshëm. Niveli i ulët i shpenzimit të buxhetit ka pamundësuar arritjen e objektivave të përcaktuara për forcimin e kapaciteteve shëndetësore. Fushat me problemet më të theksuara të shpenzimit ishin klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve, realizimi i ulët i buxhetit, menaxhimi i kontratave përfshirë edhe vonesat në vlerësimin e tenderëve si dhe niveli i pagesave me vendime gjyqësore që kishin rritur kostot krahasuar me buxhetin kryesor. Po ashtu, menaxhimi i pasurive nuk ishte në nivelin e kërkuar pasi që pasuritë nuk ishin regjistruar siç kërkohet me rregullat përkatëse”tha Gaxherri.

    Ky raport gjen se kjo ministri tek mallrat dhe shërbimet, është identifikuar si rezultat i mos pagesave me kohë të operatorëve ekonomikë, ku të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej 276 mijë euro.

    “Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019 përmes planifikimit buxhetor dhe vendimeve gjyqësore ka paguar dhe vlerësuar shpenzime në vlerë prej 299 mijë e 894 euro në kategori ekonomike jo adekuate. Pagesa në vlerë prej 189 e 20 euro për fushë realizimin e sistemit informativ shëndetësor, ishte realizuar nga thesari bazuar në vendimin gjyqësor nga kategoria e mallrave dhe shërbime, por që nga natyra ky shpenzim i takon kategorisë së investimeve kapitale. Pagesat në vlerë prej 31 mijë e 55 euro për kompensim të trajtimeve mjekësore jashtë vendit, ishte realizuar nga thesari bazuar në vendimet gjyqësore nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, por që nga natyra këto shpenzime i takojnë kategorisë së subvencioneve”, ka shtuar Gaxherri.

    Mbi 24 mijë euro ishin për kompensimin e pagave jubilare, të cilat ishin realizuar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, por që për nga natyra i takojnë pagave dhe mëditjeve. E, pagesat në vlerë prej 55 mijë euro për servisimin e pajisjeve mjekësore, kishin qenë të buxhetuara janë paguar nga kategoria e investimeve kapitale.

    Kryetari i komisionit, Bedri Hamza theksoi se thesari e ka të detyruar të ekzekutojë pagesa, qoftë edhe përmes mallrave dhe shërbimeve.

    “Kur është ekzekutimi i pagesave përmes përmbaruesve apo vendimeve gjyqësore nga thesari, unë e di që ai del si keq-klasifikim. Por, thesari veç e pyet organizatën buxhetore ku është më së lehti me t’i marrë parat në përjashtim të pagave. Unë më tepër e shoh si shqetësim mos pagesën në kohë të këtyre detyrimeve, se sa këtë pjesën tjetër që në raport të ekzekutimit të buxhetit del si keq klasifikim. Realisht thesari e ka detyrim me i ekzekutua ato pagesa, edhe bën ekzekutimin te secila organizatë buxhetore pa përjashtim, më së lehti e bën te mallrat dhe shërbimet, por edhe prej kapitaleve dhe subvencioneve sepse është i detyruar me e zbatuar atë vendim gjyqësor që mund të vjen përmes përmbaruesit”, theksoi ai.

    Për këtë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se janë duke punuar në adresimin e rekomandimeve, për çka u zotua se puna e tyre do të përcillet në aspektin ligjor dhe administrativ.

    “Kemi një mbikëqyrje efikase në zbatimin e rekomandimeve që kanë dalur nga Raporti i Auditorit. Ndoshta, në praktikën e punës e këtij komisioni shpesh herë ndodhë që edhe të ballafaqohen argumentet edhe rekomandimet edhe me Zyrën e Auditimit. Zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet në aspektin ligjor, por mbi të gjitha edhe administrativ, pavarësisht shkeljeve dhe të gjeturave qofshin të lehta apo qofshin të rënda”, tha Zemaj.

    E, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti tha se është shqetësuese se si vetëm 64 për qind e buxhetit është shfrytëzuar, ndërkohë që nuk janë paguar me kohë faturat. Ai ka pyetur edhe për menaxherin e kontratës të ndërtimit të spitalit të Ferizajt. Mirëpo, ministri Zemaj pas përplasjes që pati me deputetin Eman Rrahmani për zgjedhjet në Podujevë, e ka lën mbledhjen e komisionit, meqë siç tha ai, nuk është aty për “spektakle”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po...
    Lajme25 Prill 2024
    Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar...
    Lajme25 Prill 2024
    Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë. Njëri prej tyre është...
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë. 61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji. Projektligji...
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.