×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Skënderaj nesër nis pjesërisht viti i ri shkollor

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Në Komunën e Skënderajt thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur vitin e ri shkollor nga e hëna.

    Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka thënë se Drejtoria e Arsimit në Skënderaj ka marrë të gjitha masat sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe nga nesër pritet të nisë mësimi për parashkollorët dhe klasat nga 1 deri 6 dhe 10, kurse klasat 7, 8, 9,11 dhe 12 do të fillojnë mësimin nga java tjetër, me 21 shtator.

    “Për të pasur një proces të rregullt të mësimit duke shmangur mundësitë e përhapjes së infeksionit, kemi themeluar task forcën komunale, secila shkollë po ashtu ka të themeluar task forcën, kemi dezinfektuar të gjitha shkollat dhe do të dezinfektohen çdo ditë. Kemi pranuar donacion nga MASH-i maska për nxënësit e komunës sonë, për të cilin donacion falënderoj Ministrin, z. Likaj.”, ka shkruar në Facebook kryetari i Skënderajt.

    Jashari ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor, ndërsa ka kërkuar nga ta që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për t’u mbrojtur nga COVID-19.

    “Nxënës të dashur, si kryetar i Komunës së Skenderajt, ju uroj vitin e ri shkollor 2020-2021, duke ju dëshiruar së pari shëndet në këtë kohë pandemie, suksese në mësime dhe realizim të synimeve tuaja jetësore. Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale. Apel për prindërit që të punojnë sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të përcjellin shëndetin e tyre në vazhdimësi. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë. Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të pa numërta!”, ka shkruar ai.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.