×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Shqipëri falen gjobat për shkeljen e masave antiCovid

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të falë të gjithë gjobat që u janë vendosur bizneseve e qytetarëve që nuk kanë zbatuar rregullat gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.

    Në këtë falje përfshihen penalitet për qyetarët që kanë shkelur rregullat e qarkullimit gjatë karantinës, gjobat e vendosura ndaj bizneseve që kanë respektuar protokollet e masave antiCovid dhe sipërmarrjeve që kanë ushtruar aktivitet eventesh dhe nuk kanë respektuar rregullat e orarit të muzikës.

    Patentat dhe makinat e bllokuara duhet të kthehen brenda datës 15 Nëntor të këtij viti.

    Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave detyron edhe institucionet që kanë marrë masat administrative ndëshkuese që të kthejnë shumat e parave për subjektet që e kanë paguar gjobën.

    “Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.”

    Mënyra e kthimit të parave në llogaritë e subjekteve dhe qytetarëve do të përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ndërsa për ndëshkimet që kanë bërë njësitë e qeverisjes vendore, vendimi për mënyrën e kthimit duhet të miratohet nga Këshilli Bashkiak.

    Kjo është hera e dytë që qeveria miraton një akt normativ me karakter falës për ndëshkimet e vendosura gjatë pandemisë, me qëllim lehtësimin e situatës së bizneseve të goditura tashmë nga pandemia e Covid-19.

    Akti fal të gjitha penalitetet e vendosura që prej 17 Prillit, deri më 7 Tetor të këtij viti, ndërsa përfshin në falje edhe penalitetet inspektoriatet vendore u kanë vendosur familjeve që kanë riparuar banesat e shembura nga dy tërmetet e një viti më parë./ Tv Klan

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Punëtori i një ferme në Brazil është goditur për vdekje nga një lopë të cilën kishte tentuar ta përdhunonte. 45-vjeçari, emri i...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.