×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Shqipëri 146 raste të reja me COVID-19, shënohen edhe gjashtë të vdekur

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar pozitivë 146 raste të reja me Covid-19 nga 639 testime në kryera në total.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

    Ndërkohë që 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

    Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

    “Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.

    Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID”, deklaron MSH.

    “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

    Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

    Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri”

    COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)

    Testime totale 49151
    Raste pozitive 7117
    Raste të shëruara 3695
    Raste Aktive 3203

    Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 1747
    Durrës 398
    Shkodër 278
    Fier 145
    Lezhë 122
    Vlorë 115
    Korçë 111
    Kukës 94
    Elbasan 84
    Berat 48
    Gjirokastër 31
    Dibër 30

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur fshatin ne Zues të Shkodrës, ku një makinë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Një grua shtatzënë ka vdekur, katër persona janë lënduar dhe nëntë janë të zhdukur pas një tërmet të fuqishëm që goditi Filipinet....
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Është therur me thikë një person në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë. Bëhet e ditur se personi i therur...
    Të tjera
    Kronika03 Dhjetor 2023
    Policia ka pranuar një informatë se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike. Ata...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Familja e Liridona Ademajt, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se tashmë është marr vendimi që e ndjera të rivarroset në...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Komisionit...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Rreth 80 për qind e atyre që jetojnë në Gaza u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Kështu thuhet në...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata kanë marrë vëmendje me historinë e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.