×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Në QKUK s’kryhet vitamina D, pacientët blejnë vetë edhe reagjentët për analiza

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Për shkak të virusit Covid-19, tashmë në institucionet publike shëndetësore në vend nuk janë duke u ofruar të gjitha shërbimet shëndetësore.

    Për më shumë, për shkak të shkurtimeve buxhetore edhe furnizimi me pajisje e materiale shpenzuese nuk ka qenë i mjaftueshëm.

    Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, në një intervistë për Front Online, ka thënë se për shkak të virusit Covid-19 është dashur të reduktohet një pjesë e buxhetit.

    Andaj sipas tij, nuk janë ofruar disa shërbime mjekësore, përfshirë këtu edhe analiza për vitaminën D, e cila vlerësohet tejet e rëndësishme gjatë kohës së pandemisë, analoizë kjo e cila në laboratorët private kushton 15 deri në 20 euro.

    “Fatkeqësisht pandemia ndikoj dhe u bë shkurtimi i disa shërbimeve që kanë qenë në vitin 2019. Vitamina D nuk ka ardhur në shprehje për tu kryer, për arsye se kostoja ishte shumë e lartë. Buxheti u reduktua dhe u desh të mënjanojmë disa analiza, disa prej të cilave ishin të rëndësishme”, ka thënë ai.

    Veseli ka ngritur edhe çështjen e furnizimit me reagjentë (përdoren për realizimin e analizave laboratorike).

    Ai ka thënë se për shkak që ato nuk janë në Listën Esenciale të Barnave, duhet të sigurohen vet nga pacientët.

    “Rekomandimi im është që të gjithë reagjentët për Klinikën e Biokimisë të hyjnë në Listën Esenciale të Barnave. Këto janë shërbime ditore për qytetarët dhe ata kanë të drejtë ta kenë atë shërbim. Nuk mund të mbahet Klinika e Biokimisë me reagjentë në listën jashtë esenciale sepse janë mjete buxhetore shumë të vogla dhe nuk mund të kryesh shërbim të mjaftueshme pa to”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Sipas tij, shërbimet e Klinikës së Biokimisë dhe të diagnostikës duhet patjetër të hyjnë në listën esenciale.

    Drejtori i Biokimisë: E pajustifikueshme që sektori privat të jetë më i fortë se ai publik

    Veseli e ka konsideruar të pajustifikueshme që sektori privat të jetë më i përgatitur se ai publik.

    Ai ka thënë se është e rëndësishme që të investohet në diagnostikë, e të lihen anash projektet tjera.

    “Është e pajustifikueshme që sektori privat të jetë më i fortë se shteti. Shteti duhet të krijoj masë buxhetore e cila i krijon shërbimet elementare që duhet t’i jepen qytetarit të Kosovës”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas tij, duhet të fitohet një tender për gjithë Shërbimin Spitalor Klinikë e Universitar i cili do t’i furnizonte me reagjentë, pasi aparaturat e nevojshme ata i kanë.

    Analiza e D-dimerit, së shpejti mund të kryhet edhe në Kosovë

    Një investim të cilin Veseli e ka vlerësuar shumë, është kryerja e analizës së D-dimerit në Kosovë (jep informacione të nevojshme rreth aktivizimit të sistemit të koagulimit tek pacienti”.

    Përmes kësaj analize, në Itali është vërtetuar se shumë nga pacientët me Covid-19 kanë vdekur për shkak të mbylljes së enëve të gjakut.

    “Një prej analizave shumë të rëndësishme që po kërkohet e që mund të jep një pasqyrim shumë të mirë është ajo e D-dimerit e cila tregon aktivizimin e faktorëve të koagulimit. Në Itali është vërtetuar se shumica e pacientëve kanë vdekur për shkak të krijimit  mikrokuagolumeve që kanë bërë mbylljen e enëve të gjakut”, ka thënë ai për Front Online.

     

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.