×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në qendrën e teorive konspirative/ Koronavirusi, brenda laboratorit të Wuhan-it

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Media shtetërore kineze ka ofruar një shikim të rrallë në laboratorin që ndodhet në qendër të teorive të konspiracionit, ndërsa përpiqet të shuajë akuzat se ky laborator ka qenë burimi i pandemisë globale.

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë zyrtarë amerikanë kanë sugjeruar se virusi mund të ketë dalë nga instituti i virologjisë në Wuhan ose është prodhuar qëllimisht atje. Pamjet e transmetuara nga CCTV besohet se janë të parat nga brenda laboratorit P4 të institutit, që nga inaugurimi i tij në 2017. Sidoqoftë, nuk u dha asnjë informacion për punën e laboratorit. Në pamje shiheshin disa zona të laboratorit, ndonëse të filmuara nga pas xhamave të trashë të dritareve.

    Raporti shprehej se protokollet e sigurisë kishin pamundësuar aksesin më të afërt. Kronika e CCTV-së fokusohej ndërkohë në sheshimin e dyshimeve.

    “Nuk ka patur asnjë aksident apo rrjedhje patogjeni apo infektim human nga laboratori”, thotë drejtori i tij. Një shpërthim dhe një pandemi e shkaktuar nga një sëmundje infektive është e destinuar të jetë në fokus të vëmendjes publike. Për shkak të frikës dhe ndjenjës së pafuqisë, por edhe mungesës së informacionit, shumë njerëz mund të lidhin shpërthimin në një zonë me laboratorin më të afërt”, tha drejtori i laboratorit.

    Shkencëtarët mendojnë se Covid-19, që u shfaq fillimisht në Wuhan dhe që tani ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz në botë, e ka origjinën te lakuriqët e natës dhe mund të ketë kaluar tek njeriu përmes një tjetër kafshe. Zyrtarët kinezë thanë fillimisht se virusi mund të ishte përhapur në një treg në qytet, ku shiteshin kafshë të gjalla dhe të egra. Por teoritë konspirative sipas të cilave laboratori i Wuhan-it ishte i përfshirë në shpërthim, ka muaj që qarkullon online, madje edhe para se Trump dhe Pompeo të flisnin për të./Top Channel/

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.