Opinione

Në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese

Në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese
19:06 | 06 Maj 2020

Krizat politike vazhdojnë t’a përcjellin Kosovën edhe pas kaq shumë kohësh. Dikush, mund edhe të thotë se këto ndodhin nga papërgjegjeshmëria e politikanëve, demokraci e brishtë në një shtet të ri 12 vjeçar, etj; por unë them se edhe në demokracitë e shteteve, te cilat që shumë kohë janë konsiliduar, përballen ndonjëherë me kriza politike edhe me të rënda se kaq. Do të ishte mirë, që të paktën të mësojmë nga këto kriza, dhe një ndër gjërat kryesore do të duhej të ishte ndërtimi i rastit bazuar në argumente, duke mos lejuar politizim dhe mbjellje të urrejtjes ndër qytetare.

Pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, kam menduar se do të ishte e rrugës që ndoshta për një përiudhë kalimtare të kishim një qeveri të unitetit e cila do të funksiononte deri sa të tejkalonim situatën me pandemi dhe e cila në ndërkohë do të angazhohej për një reformë zgjedhore. Por tani më kjo çështje është në duar të Gjykatës Kushtetuese dhe cili do që të jet vendimi i saj do të duhet të pranohet nga të gjitha partitë politike. Kështu të pakten do të deshmonim se institucionet tona dhe vendimet e tyre respektohen pavarësisht a na pelqejnë apo jo.

Kërkesa që të shkohet në zgjedhje pa një reformë thelbësore në rregullat e zgjedhjeve do të ishte tejet e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që nuk i keni harruar zgjedhjet e kaluara. Përkundër se kishim një proces të mirëfillt zgjedhor, procesi i numërimit degradoj aq shumë sa që më edhe shakat ndërtoheshin mbi numërimin dhe rinumërimin e stërzgjatur e më dyshime, dhe me konspiracione nga më të ndryshmet. Ka vite qe flitet për një reformë zgjedhore por që e njëjta në asnjë mënyrë nuk po mund të filloj. Arsyet janë nga më të ndryshmet por më të shpeshtat se partitë politike nuk e deshirojnë reformen zgjedhore. E përderisa shpesh degjoj ketë lloj arsyetimi po ju drejtohem juve qytetarë të nderuar. A mundeni ju të kërkoni reformë zgjedhore për të mirën e shtetit tonë. Sikur të gjithë ju të deklaroheshit se nuk do të merrni pjesë në zgjedhje pa pasur një refomë zgjedhore ndoshta edhe do të mund te bëhej një gjë e tillë.

“Insanity is doing the same thing over and over again and expecting different results.” besoj qe e keni degjuar dhe ose lexuar këtë thënje të Albert Einstein. Pra do te ishte çmenduri që duke përsëritur të njëjtën gjë (pra mënyrën dhe përbërësit) të presim rezultate tjera.

Në Kosovë përbërësit, pra partitë politike janë ato që janë, të njëjta për gati 20 vite, e vetmja gjë që mund të ndryshojmë është metoda pra mënyra se si do të organizoheshin zgjedhjet dhe kuptohet ndarja në zona zgjedhore do të ishte zgjidhja më kuptimplote për reformën. Kështu do të arrinim që të kishim kualietet në qeverisje dhe llogaridhënie të atyre që përfaqësojnë.

Prandaj, duhet kuptuar edhe kundërshtimin e shumë njerëzve të çfarëdo kërkese për organizim të zgjedhjeve, pa reformë zgjedhore. Konsideroj se, të gjithë ata që kërkojnë një gjë të tillë, nuk e deshirojnë të mirën e ketij vendi dhe kanë për qëllim të shfrytëzojnë situaten e cila fatkeqesisht eshte mjaft e polarizuar, që vetëm të marrin pushtet, por të mos prodhojnë qeverisje të mirë dhe të bëjnë përfaqësim adekuat.

(Autorja është ish ministre e Zhvillimit Rajonal)

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera