[wp-story]

Lajme

Në Prishtinë, trotuaret shndërrohen në parkingje

Në Prishtinë, trotuaret shndërrohen në parkingje
17:13 | 11 Janar 2020

Sikur ndodh çdoherë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, hapësira e dedikuar për të ecur këmbësorët, janë shndërruar në parkingje për vetura.

Një problem i kahmotshëm që ende nuk është gjendur ndonjë zgjidhje për të.

Në një fotografi shihet se trotuari tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është plotësisht i mushur me vetura të parkuara.

E për këtë qytetarët po detyrohen të lëvizin në rrugë, gjë që është e rrezikshme për ta.

Nga ky muaj, në kryeqytet do të shtrenjtohen çmimet për parkim të automjeteve në vende publike, sidomos në qendër.

Për këtë shumë qytetarë po ankohen se shtrenjtimi i çmimeve për parkim është i paarsyeshëm.

Ata thonë se çmimi prej 1 eurosh për një orë parkimi në qendër është shumë i lartë, derisa tarifën ditore prej 7.50 eurosh e vlerësojnë si të papërballueshme./

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera