×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prill mbahen seancat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

    FrontOnline
    07 Mars 2024

    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së tregoi për zhvillimet gjatë kësaj jave në çështjet të cilat po i trajton kjo gjykatë, ku njoftoi se seancat gjyqësore për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Pjetër Shalës janë caktuar me 15 prill dhe 19 prill 2024.

    Në gjykimin Pjetër Shala, sikurse është njoftuar më parë, seancat gjyqësore për deklaratat përmbyllëse janë caktuar për 15-19 prill 2024”, tha Doyle.

    Në procesin ndaj Shalës, Doyle tha se janë ngritur katër akuza për krime lufte dhe se në këtë proces janë gjithsej tetë viktima.

    “Ndaj z. Shala janë ngritur katër akuza për krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme). Krimet e pretenduara u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se përdorej nga UÇK-ja. Janë tetë viktima që marrin pjesë në proces”, tha zëdhënësi i DhSK-së.

    Të mërkurën e kaluar, më 28 shkurt, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët Trupi Gjykues informoi palët lidhur me datat shtesë të planifikuara për seanca në atë çështje gjyqësore deri në fund të vitit 2024. Kalendari i përditësuar i seancave deri në fund të vitit 2024 në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët gjendet aktualisht në kalendarin e Gjykatës në faqen e internetit të DHSK-së.

    Ai theksoi se në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar gjithsej 22 dëshmitarë.

    “Gjatë gjykimit, 22 dëshmitarë dëshmuan në sallën e gjyqit: 10 të thirrur nga Prokuroria, 2 të thirrur nga Mbrojtësi i Viktimave dhe 10 të thirrur nga Mbrojtja. Më 9 shkurt, Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave në gjykim dhe urdhëroi palët të dorëzonin dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, së bashku me deklaratën në lidhje me pasojat e veprave penale të pretenduara mbi viktimat pjesëmarrëse në proces, deri më 25 mars”, tha Doyle.

    Kurse në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Doyle tha se seanca e radhës për këtë rast është caktuar për 18 mars 2024.

    “Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 48-të të thirrur nga Prokuroria më 28 shkurt, mbajtja e seancave gjyqësore u shty për javën. Seanca tjetër në këtë çështje gjyqësore është caktuar për të hënën, 18 mars, në orën 09:00”, tha Doyle.

    Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

    “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë./BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës. Presidenca e Kosovës ka...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Vip19 Shkurt 2025
    Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t'i...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë e kan bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.