[wp-story]

Lajme

Në Preshevë hapet ekspozita me fotografitë e fëmijëve kosovarë në kampin e Çegranit

Në Preshevë hapet ekspozita me fotografitë e fëmijëve kosovarë në kampin e Çegranit
17:07 | 17 Gusht 2019

Të hënën e ardhshme, nga ora 18:00 , me rastin e “Ditës Botërore të Fotografisë”, Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, në ambientet e kësaj të fundit, organizon ekspozitën “HAPAT E PARA NË KAMP” të autorit Osman Demiri, raporton Portali “Front Online”.

“Hapat e parë në kamp” është quajtur ekspozita me fotografitë e një prej emrave më të njohur të fotografisë shqiptare, Osman Demirit nga Kumanova.

“Të realizuara në kohën e luftës në Kosovë, në kampin e Çegranit ku mijëra familje jetonin syrgjyn, pasi ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Përmbledhja e 40 fotografive të kampit më të madh që ishte në Maqedoni, të shetitë në kujtime dhe çdokush që është mbi 20 vjeç e sheh vetën aty. Këto fotografi janë të realizuara vetëm me fëmijë. Kjo nuk ka ndodhur krejt rastësisht. Është titulluar ‘Hapat e parë në Kamp’, sepse bëhet fjalë për një grupmoshë fëmijësh, që një pjesë e madhe e tyre hapat e parë i kanë bërë në kampin e Çegranit. Mos e leni pa dale”, thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë. /Front Online/

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera