Sport

Në prag të ndeshjes ndaj Inter Turkut, Drita arrinë në Finlandë

Në prag të ndeshjes ndaj Inter Turkut, Drita arrinë në Finlandë
11:56 | 05 Korrik 2022

Drita e Gjilanit do të marrë pjesë edhe sivjet në garat evropiane.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu do të luajë në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, shkruan FrontOnline.

Në ndeshjen e parë, Drita do të ndeshet me Inter Turkun nesër (e mërkure) nga ora 17:00.

Tashmë, skuadra gjilanase ka arritur në Finlandë dhe do të akomodohet në hotel para stërvitjes së fundit.

Ndeshja në fjalë do të luhet në “Veritas Stadion” në Turku./FrontOnline/

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera