×
  • Lajme
  • Lajme

    Në PE sot mbahet edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancën plenare  të Parlamentit Evropian që mbahet më 18 prill

    Në agjendën e sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian.

    Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim sërish.

    Hedhja në votim e dosjes së liberalizimit të vizave për Kosovën u planifikua për dje, por kjo u vu në agjendën e sotme të LIBE-s.

    Në agjendën e publikuar nga Parlamenti Evropian, pika për Kosovën është e para që do të shqyrtohet sot. Më 12 janar të këtij viti, LIBE kishte votuar pro liberalizimit të vizave. Ndërkaq, për votimin e dytë që do të bëhet sot, Ojamo pati thënë se kjo procedurë duhet të ndodhë prapë.

    Për liberalizimin e vizave do të votojë edhe Parlamenti Evropian, ku sipas një draft-agjende kjo pritet me 18 prill. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë:

    Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-ës.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.