×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Në OSHP shpërthejnë akuzat për keqpërdorime milionëshe në tenderin 17 milionësh

    FrontOnline
    27 Shkurt 2020

    Akuza për keqpërdorime milionëshe janë drejtuar ndaj drejtoreshës së Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës Valmire Bllaca nga përfaqësues të kompanive private të cilët janë shprehur të pa kënaqur me vlerësimin e ofertave të tyre për tenderin 17 milionësh “Rikonstruimi i rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë me nr. prokurimit: 205-19-5392-5-1-1. Për këtë aktivitet prokurimi  Ministria ka rekomanduar për kontratë kompanitë “Eskavatori & Pro Group & Best Company” për lotin e parë, si dhe “Papenburg & Ardiani Company” për lotin e dytë. Por, kundër këtij vendimi  konsorciumi “2A Group” & “2T” si dhe “Sa-Sallahu & Groma Hold” janë drejtuar me ankesë ministrisë së Infrastrukturës. Por, pas refuzimit, ata të drejtën e tyre e kanë kërkuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    Ademi: Jemi më të lirë për 1,5 milionë euro

    Valon Ademi, përfaqësues i konsorciumit “2A Group” & “2T” në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka drejtuar akuza për keqpërdorime milionëshe ndaj drejtoreshës së prokurimit në këtë Ministri Valmire Bllacës.

    “Ne si grup i Operatoreve edhe gjatë vlerësimit të parë që i është bërë ofertës sonë jemi shpallur të pa përgjegjshëm,  për një dokument që Autoriteti Kontraktues nuk deshi qe ta shikonte e as ta kërkonte, por u mjaftua me një arsye të pa qenë për të na eliminuar neve sepse siç u pa edhe ne rivlerësim cak ka qenë shpallja fitues e Operatorit Ekonomik “Eskavatori”, që do të thotë për Autoriteti Kontraktues nuk kanë pasur rendësi fare arsyet e eliminimit, por ka pas rendësi kush të shpallet fitues. Në ketë rast kanë shpallur fitues një Operator Ekonomik që është i pa përgjegjshëm dhe ka ofertuar një çmim prej 1,5 milionë euro më shumë se sa oferta e konsorciumit tonë. D.m.th këtu bëhet fjalë për 1.5 milionë euro keqpërdorim që po tentojnë Autoriteti Kontraktues me dëmtua buxhetin e Kosovës për qëllime që ata i dinë” ka thënë Ademi në seancën e OSHP-së, raporton “Front Online”.

    Ademi më tutje ka thënë se sa iu përket arsyeve për të cilat është eliminuar konsorciumi që ai përfaqëson nuk qëndron pasi që siç ka thënë ai pajisjet të cilat pretendohet që nuk i ka paraqitur kjo arsye nuk qëndron sepse sipas tij në Dosje Tenderit (DT) janë të paraqitura librezat e këtyre pajisjeve, Fotografitë, dhe te gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas dosjes së Tenderit.

    “Ka ndodhur vetëm një gabim teknik tek kontrata e Qiramarrje se këtyre pajisjeve të cilën Autoriteti Kontraktues shume lehtë ka mundur ta vërtetoj konform nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Arsyeja tjetër e eliminimit tonë ka të bëjë me referencat se kinse ne nuk i përmbushim kërkesën në lidhje me punët e realizuara dhe te përfunduara në periudhën e shkuar 3 vjeçare e cila kërkohet të jete jo me pak se 10 milionë euro. Ne jemi të gatshëm që edhe para Paneli Shqyrtues të dorëzojmë të gjitha provat ne lidhje me ketë pretendim ku shihet qartë se ne si OE e tejkalojmë vlerën prej 10 milionë eurove” ka thënë ai. Ademi më tutje ka thënë se Autoriteti Kontraktues  konsorciumit që përfaqëson ai ua ka pranuar punët e përfunduara në vlerë prej 8,5 milionë euro në tre vitet e fundit, por siç ka thënë ai na kontrata numër tre, AK sipas tij nuk e pranon vlerën e realizuar të kësaj kontrate e cila është 4,5 milionë euro, e që sipas tij i bije se vlera totale e punëve të realizuara është 12 milionë euro.

    “Unë jam i bindur se prapë edhe nëse kjo lënde kthehet në rivlerësim jam i bindur se Autoriteti Kontraktues nuk do t’i shikoj dokumentet por do të shikoj cakun ku e ka tek OE Eskavatori dhe Papenburgu” ka thënë më tutje Valon Ademi

     Ankohen për padrejtësi

    Në anën tjetër Flamur Bllacaku, përfaqësues ligjor i konsorciumit “SA-Sallahu”Sh.P.K.& “Groma Hold” ka thënë se sipas dosjes se tenderit nuk është kërkuar që makineritë të jenë të ndryshme për ketë tha se ka kontrata të nënshkruar të mëhershme ku kompani të ndryshme kanë aplikuar me makineri te ndryshme, ne projektin e zgjerimit N9.1 segmenti Dolc- Gjakovë, sipas tij kompania KAG asfalt ka aplikuar në tre lote me te njëjta makineri dhe nuk ka pasur problem që e njëjta te fitoj tenderin.

    Ai më tutje ka treguar se edhe te rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur Dragash- Brod kompania KAG asfalt ka aplikuar në të dy lotet me te njëjtën makineri dhe është shpallur fitues. Gjithashtu edhe rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur Dragash- Brod, kompania “Renual Tahiri” sipas tij ka aplikuar në të dy lotet me te njëjtat makineri dhe nuk ka paraqit problem, raporton “Front Online”.

     Bllaca: Ankuesit janë të papërgjegjshëm

    Në anën tjetër, Valmira Bllaca nga Autoriteti Kontraktues ka thënë në seancën e OSHP-së se me vendimin e datës 23.12.2019 ky projekt është kthyer ne rivlerësim ne bazë te nenit 72 dhe 59 të LPP-së. Sipas saj, në bazë të këtij vendimi përmes e-prokurimit është kërkuar nga grupi Operatoreve Ekonomik me lider “2A Group” që të prezantohen dëshmi për realizimin e kontratave për 3 vitet e fundit. “Ne kontratën e prezantuar me numër 3 vlera e të cilës pa TVSh është 3.716.513.00 euro, ndërsa me TVSH ajo është 4.392.144.42 euro. Në akt kolaudimin e prezantuar nga vet kompania është prezantuar se kjo kompani ka përfunduar vetëm 30 % të punëve te realizuar në ketë kontrate dhe në bazë të këtij e kemi marrë vetëm 30% te vlerës së kontratës, raporton “Front Online”.

    “Në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës vlera e kërkuar dhe realizuar ka qenë 10 milionë euro, ndërsa pjesa e dytë 11 milionë euro. Vlera totale e projekteve te prezantuar a nga  grupi Operatoreve Ekonomik me lider ‘2 A Grup’ është 8.853.0129.26 euro. Në Dosje të Tenderit dhe në njoftimin për kontratë tek kërkesat mbi mundësitë profesionale është kërkuar lista e mjeteve dhe stabilimenteve për realizimin e projektit në ketë kërkese është cekur se nëse OE nuk i ka këto makineri atëherë mund t’i angazhoj pajisjet me një marrëveshje për Qiramarrje. OE nuk ka ofruar marrëveshje për pajisjen AA- 781 Se , AA 782 SE, AA 73 LU, AA -704 PY, gjithashtu nuk ka ofruar për gërryesin e asfaltit për gërryerjen e asfaltit me emër Verting. Sa për sqarim për projektin qe ka qenë ne vlerësim OE ‘2 A Grup’ është anuluar sepse për kërkesën e udhëheqësin punishtes ceket se udhëheqësi nuk duhet të jetë në asnjë projekt në ministri. Në bazë të vendimit tuaj te kaluar GR me lider “2A grup” është shpallur i pa përgjegjshëm andaj konsideroj se ankesa e tyre është te hedhet si e pa lejuar” ka thënë Bllaca, raporton “Front Online”.

    Më tutje Bllaca ka thënë se për grupin e Operatoreve “Sa-Sallahu” në letrën standarde që iu është dërguar për eliminim është specifikuar pjesa 1 dhe 2. “Me qenë se OE ka aplikuar ne te 2 pjesët, ne e kemi cekur OE ka aplikuar me pajisje të njëjta në të dy lotet, ka qenë sqarim për ketë pike, dhe te gjeturat kanë qene te njëjta ky sqarim me shume është bërë edhe për Eksperti Shqyrtues i cili ne ekspertizën e fundit i ka ngatërruar ne ekspertizën kaluar. Ne  e kemi pa te rrugës te bëjmë ketë sqarim. Ne seancën dëgjimore po për ketë AP nga ju kryetar është pyetur eksperti se a i plotëson OE ‘Sa-Sallahu’ a i plotëson kriteret ne dosje të tenderit konkretisht është përgjigjur me po, ndërsa në ketë ekspertize kërkesat nuk i plotëson si dëshmi është vieo Incizimi. Ky ekspert në ekspertizat e kaluara ka deklaruar se te gjitha kërkesat për rishqyrtim pranë Autoriteti Kontraktues janë te njëjta me ankesat e dërguara ne OSHP, për te cilat ne seancën dëgjimorë ju kam dëshmuar se asnjë kërkesë për rishqyrtim drejtuar te Autoriteti Kontraktues nuk ka qenë e njëjtë me ankesën e drejtuar ne OSHP, si dëshmi mund t’i referoheni video se seancës se kaluar” tha ajo.  Bllaca me tutje ka thëne se Eksperti Shqyrtues prape ka deklaruar se ankesa e Sa-Sallahu është  e njëjta me atë në Autoriteti Kontraktues që sipas saj kjo nuk qëndron, sepse kresa për rishqyrtim tek Autoriteti Kontraktues nuk ka asnjë pretendim ankimor ne lidhje me ketë projekt, raporton “Front Online”.

    Muhadri: Nga fillimi kam qene transparent

     Në anën tjetër gjatë prezantimit në seancë Eksperti Shqyrtues Hysni Muhadri  tha se ky Aktivitet i Prokurimit nuk është vlerësuar konform nenit 59 dhe nuk janë trajtuar te gjithë OE konform nenit 7 te LPP-së. “Sa i përket pretendimit të përfaqësuese së AK, znj.Bllaca e cila thirret në vlerësimin paraprak ku për atë raport kemi vendim të lëshuar nga OSHP, ekzistojnë faktet dhe argumentet për te ia sqaruar e ka përgjigjen mbi 7 faqe për të gjithë kronologjinë dhe pretendimet e ngritura për mashtrim, te gjitha janë te njoftuar. Unë nga fillimi kame qenë transparent. Sa i përket kërkesës për rishqyrtim është e vërtet qe ne e-prokurim e kam pa si te hapet faqja është kërkesa  për rishqyrtim pa pretendime ankimore e afatshme në konsulte me IT për te mos ngritën dyshime e kam thirr zyrtarin e IT-s dhe në pjesën e majtë te e-prokurimit në piken 2.8 ku është edhe e nënvizuar ekziston kërkesa për rishqyrtim e OE ‘Sa- Sallahu’ me te gjitha pretendimet ashtu siç e ka dorëzuar ankesën  ne OSHP ”tha ai, raporton “Front Online”.

    Në fund të seancën përfaqësuesi i konsorciumit “2A Group” & “2T” si dhe “Sa-Sallahu & Groma Hold” kërkuan nga OSHP-ja që  ankesat e tyre të aprovohen si të bazuara dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Deri sa në anën tjetër Autoriteti Kontraktues kërkojë nga Paneli Shqyrtues që të refuzohen ankesat e OE si te pa bazuara dhe te mbetet ne fuqi vendimi  Autoritetit Kontraktues, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    / Front Online /

     

     

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.