×
  • Lajme
  • Lajme

    Në një rast të mashtrimit policia sekuestron 55 mijë euro, inicion rast për “Shpëlarje parash”

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve ndaj G.G. të dyshuar për “Mashtrim”, Policia ka sekuestruar edhe 55 mijë euro para të gatshme dhe ka iniciuar rasti për “Shpëlarje parash”.

    Prokuroria njofton se hetimet janë në fazën finale.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., me datë 12.03.2025 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar dy (2) kontrolle në Komunën e Gjakovës, me ç’rast ka sekuestruar edhe pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro para të gatshme dhe njëkohësisht ka inicuar rast në lidhje me veprën penale ‘’Shpërlarja e parave’’ nga neni 56 i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.”

    Lidhur me këtë rast, më 5 mars, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se ka marrë vendim për të ngrirë 166 parcela që gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet...
    Lajme15 Mars 2025
    Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim specifik...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore serbe që t’i lejojnë gazetarët e huaj të hyjnë në vend...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premten në mbrëmje, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe duke tejkaluar kundërshtimin...
    Lajme15 Mars 2025
    Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që...
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 9 shkurt 2025, pasi kanë marrë dritën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.