×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Maqedoninë e Veriut rritet numri i rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar numër të lartë të personave të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 3.323 mostrave, me COVID-19 kanë rezultuar 721 persona, nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 1,753 pacientë janë shëruar.“Gjithsej jetën e kanë humbur nëntë persona.

    Nga tre persona kanë humbur jetën në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Prilep, Veles, Kriva Pallankë dhe Vallandovë. Tetë nga këta persona kanë humbur jetën në kushte spitalore ndërsa një tjetër në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë kryer më shumë 533 mijë teste për COVID-19 dhe nga kjo shifër, me koronavirus janë infektuar 105.269 persona, numri i viktimave ka arritur në 3.165, i të shëruarve mbi 93.942, ndërsa raste aktive janë 8.162 persona.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndërkohë ka komentuar reagimet e publikut dhe opozitës se qeveria nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kjo është arsyeja pse shteti ende nuk ka vaksina kundër COVID-19. Kreu i qeverisë tha se mungesa e vaksinave nuk ka të bëjë me punën e qeverisë, por me vonesat në dërgimin e tyre nga kompanitë prodhuese.“Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e seriozitetit tonë në prokurimin e vaksinave. Unë dua të siguroj qytetarët se ne si qeveri kemi bërë më shumë sesa kemi nevojë, për të siguruar sasitë e nevojshme të vaksinave.

    Marrëveshja nga Pfizer ka arritur, deri në fund të marsit ne do të marrim 21.000 doza të vaksinave. Në tremujorin e dytë të vitit do të marrim sasi më të mëdha”, ka deklaruar Zaev.Sipas tij, Maqedonia e Veriut deri më tani ka porositur 2.5 milionë doza të vaksinave nga prodhues të ndryshëm dhe një milion qytetarë duhet të vaksinohen për imunizimin e popullatës.

    Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar rreth 8.000 vaksina si donacion nga Serbia dhe ato po shfrytëzohen për vaksinimin e personelit mjekësor./rel

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Serbia është cilësuar si kërcënim kryesor në tri vende të Ballkanit Perëndimor sipas qytetarëve të tyre. Ky përfundim është nxjerrë nga anketa...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës. Ky është vendimi i marrë sot nga Asambleja Parlamentare...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Top Channel ka siguruar zbardhjen e vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Posaçme, lidhur me skandalin e videos seksuale në zyrën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare...
    Sport17 Prill 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Manchester Cityt. Ishte Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes....
    Kronika17 Prill 2024
    Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt....
    Lajme17 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dhjetë (10) pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve nga...
    Vip17 Prill 2024
    Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për...
    Sport17 Prill 2024
    Tashmë sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Trepça, Peja, Ylli janë skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.