×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi me dozën e katërt kundër COVID-19

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi konkluzionet e Komisionit Kombëtar të Imunizimit, lidhur me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.

    Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga sot qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit, për të cilat nuk kërkohet termin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

    Vaksinimi me dozën e katërt, siç bëhet me dije nga Ministria, planifikohet të bëhet me një vaksinë mRNA nga Pfizer ose Moderna. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

    Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientët me dializë, pacientët e transplantuar, pacientët onkologjikë, pacientët me imunitet të kompromentuar dhe pacientët që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese për çdo indikacion dhe për personat mbi 60 vjeç.

    Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për të mbrojtur kundër një forme më të rëndë të virusit COVID-19. Shteti ka sasi të mjaftueshme të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive dhe ftojmë qytetarët që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksinë kundër COVID-19, për të fituar imunitet shtesë, njofton Ministria e Shëndetësisë./Lajmi.net

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh që përfshin mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Presidenti i...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet për president shteti. Mbi...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Françeska është një nga banoret me të përfolura në ‘Big Brother VIP Albania’ për arsye të dinamikave që ajo krijon në shtëpi....
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.