×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në kushte shtëpie, zbulohet metoda e re për testimin e Covid-19

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Kompania Silicon Valley ka marrë aprovimin të enjten nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, të vogël sa dora, që teston individin për COVID-19.

    Risia është se pajisja “Visby Medical”, e para në llojin e vet, ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e koronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda një intervali kohor të shkurtër prej disa minutash.

    “Autorizimi i Përdorimit Emergjent (EUA) që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë. Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme… Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam de la Zeda, themelues hde CEO i “Visby Medical”.

    Gjithashtu kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

    “Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Por gjithashtu do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati I diagnozës është pozitiv”,- tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.

    Sipas doktorëve kryesorë të këtij projekti edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit.

    Gjithashtu Shtetet e Bashkuara, në prag të daljes së vaksinës së COVID-19 të komunikuar nga presidenti I vendit, vazhdojnë të nxisin për testime sa më praktike, e që të jenë edhe mesatarisht me kosto të ulëta për popullsinë.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Quint-it në Beograd – ShBA, Britania...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.