×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kulmin e COVID-19, kritika ndaj Komunës së Prishtinës për pagesën e tatimit në pronë (Foto)

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Radhë të gjata të qytetarëve çdo mëngjes krijohen para Komunës së Prishtinës për ta tërhequr vërtetimin e tatimit në pronë, si kusht për t’i regjistruar automjetet.
    Kjo për faktin se ky shërbim komunal po kryhet me staf të reduktuar si pasojë e pandemisë COVID-19, raporton portali “Front Online”.
    Qytetarët që prisnin në radhë për ta kryer këtë shërbim komunal i kanë treguar portalit “Front Online” se duhet që të zgjohen herët në mëngjes për ta tërhequr numrin rendor për pagesën e tatimit në pronë dhe më pas të presin me orë të tëra derisa t’u vie radha për realizimin e këtij shërbimi.

    “Kam dalë në ora 7 të mëngjesit me zënë radhën, në mënyrë që në orën 08:30 kur të nisin punën në Komunë për ta tërhequr numrin rendor. Pastaj duhet të presim në radhë për ta kryer këtë shërbim komunal”, thotë një qytetar për “Front Online”, duke shtuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, çdo ditë shkruan në rrjete sociale për rrezikun nga COVID-19, ndërsa në Komunën që e udhëheq ai çdo mëngjes grumbullohen dhjetëra qytetarë vetëm për pagesën e tatimit në pronë.

    Ndërsa një qytetarë tjetër sqaron se sot ka shkuar në Komunë në orën 13:30, ndërsa u është thënë se nuk ka numra në dispozicion për pagesën e tatimit në pronë, pasi që të njejtit shpërndahen herët në mëngjes.

    Për kryerjen e këtij shërbimi komunal së fundi ka vazhdimisht ankesa nga qytetarët, të cilët kanë thënë se po presin me orë të tëra. Kundër këtij kushtëzimi për regjistrimin e automjeteve së fundi kanë dalë edhe Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.

    Përndryshe, Prishtina është me më së shumti raste aktive me COVID-19.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih,...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Të tjera
    Lajme15 Shkurt 2025
    Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austri ku një adoleshent 14-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe katër persona të tjerë janë...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të të mbajë mot kryesisht i vranët . Temperaturat minimale pritet të jenë...
    Vip15 Shkurt 2025
    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për Misione të Posaçme,...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë të shtunën ka filluar numërimi i votave edhe në qytetin e Mamushës....
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.