×
  • Sport
  • Sport

    Në Kosovë sot nisi Java Evropiane e Sportit

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Sot në Kosovë ka filluar Java Evropiane e Sportit, e cila organizohet edhe në vendet tjera të Evropës në javën e fundit të këtij muaji, nga 23 deri më 30 shtator.

    Është viti i tretë radhazi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat e sportit e organizojnë këtë ngjarje e cila ka për qëllim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik si dy aspekte të rëndësishme për shëndetin.

    Hapjen e Javës, nën patronatin e së cilës organizohet edhe kjo ngjarje, e bëri ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, që u shpreh se është një ngjarje e rëndësishme.

    “Hapja e Javës Evropiane të Sportit po fillon me Forumin për Sportin, dhe nga sot e deri më 30 shtator në Kosovë do të organizohen aktivitete sportive dhe fizike, të cilat kanë për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të mos jenë pasiv, por të merren me aktivitete që janë të dobishme për shëndetin, siç është sporti. Përmes Forumit për Sportin përfaqësuesit e lartë të sportit, kontribuuesit, biznesmenët, institucionet qendrore dhe ato lokale, gazetarët sportivë dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në forma të ndryshme në sport gjate kësaj periudhe pandemie, në mënyrë që bashkërisht të diskutojnë problemet e shumta që preokupojnë sportin dhe te nxirren rekomandime”, u shpreh ministrja Dumoshi.

    Në aktivitetin e parë të Javës, “Forumin për Sportin” u diskutuan tema që trajtojnë avancimin e sportit si Ligji për Sponsorizimin, kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve, qeverisja e mirë në sport, barazia gjinore, etj.

    Ministrja tha se përkrahja e MKRS-së për sportin në kohë pandemie është bërë me një kujdes të veçantë. “Prioritet i MKRS edhe ketë vit janë investimet që janë duke u realizuar në Modernizimin e Infrastrukturës sportive. Këto investime kalojnë shumën e 19 milion euro në mbi 80 projekte infrastrukturore, në te gjitha komunat e Kosovës duke u realizuar në Stadiume, Palestra, Fusha të Tenisit, Pishina, Poligone sportive, Shtigje te Atletikes, ku përfitues janë edhe komunat e komuniteteve dhe tërë këto investime të MKRS-së ndikon edhe në Masivizimin e sportit në përmbushje të objektivit “Sport për te gjithë”.

    Po ashtu, Ministrja Dumoshi, theksoi edhe hapat që ka ndërmarrë MKRS-ja në kuadër të themelimit të agjencisë Anti-Doping.

    Ndërkaq, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se Komiteti Olimpik i Kosovës me kënaqësi ka pranuar për këto vite organizimin e forumit, që fillon sot e që është shumë atraktive për shumë shtete, ku kanë mbledhur miliona njerëz duke i ikur pasivitetit. Kjo ngjarje ka për synim që rë mblidhen më shumë njerëz por që në Kospvë nuk po arrin të mblidhen shumë. Prindërit duhet që ta marrin për dore e ta dergojnë në ndonjë klub, siç e dërgojnë në shkollë”, tha Hasani

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport16 Prill 2024
    Gjiganti mediatik “Reuters” ka shkruar për rastin e xhudistit kosovar Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje. Policia e Kosovës të...
    Sport16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova është lajmëruar në rrjetet sociale, pasi që u shpall i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për...
    Sport16 Prill 2024
    Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit. Raphinha shënoi në minutën e 12-të për rezultatin 1:0. Barcelona tani po...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.