Lajme

Në Kosovë janë 2.632 raste aktive me Covid-19

Në Kosovë janë 2.632 raste aktive me Covid-19
19:19 | 19 Korrik 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga gjithsej 489 mostra të marra rezultojnë 118 raste pozitive me Covid-19, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Më së shumti raste të të infektuarve vazhdon të ketë Prishtina. Vetëm sot në këtë komunë u konfirmuan 48 raste.

Ndërkohë rasti i parë më koronavirus në Kosovë u shënua në mesin e muajit mars të këtij viti.

Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa

Të tjera