×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë festohet ditëlindja e 74-të e ish-presidentit Clinton

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Bill Clinton mbetet një nga personazhet më të respektuara në vendin tonë për shkak të kontributit të madh në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shoqata “Miqtë e Amerikës” për të 16-in vit me radhë festuan ditëlindjen e ish-presidentit amerikan që sot mbush 74 vite.

    Me këtë rast, kjo shoqatë vlerësoi kontributin e Clinton dhe të institucioneve amerikane e aleatëve të tjerë të cilët ndihmuan Kosovën gjatë luftës së fundit.

    Festimi i ditëlindjes së presidentit të 42 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shërbeu për të përçuar edhe një mesazh vlerësimi për të rinjtë e Kosovës.

    Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se rinia jonë është e aftë njëjtë si të rinjtë e vendeve të tjera e madje në disa fusha i tejkalon edhe ata me vendet që njihen me arsimim më të avancuar se Kosova.

    “Dëshirojmë t’i dërgojmë mesazhe edhe institucioneve amerikane edhe aleateve tonë anekënd rruzullit tokësor që ne kemi një rini të mrekullueshme ne kemi rini që kanë një ardhmëri në kemi një rini që bota e përparuar ka nevojë për ta se çdo ditë e më tepër rinia jonë me veprime të caktume po i tejkalojmë edhe shtetet e tjera që kanë një arsimim shumë më të avancuar se Kosova”, tha Rexhepi.

    Rexhepi tha se ndër qëllime të kësaj shoqate është që të angazhohet për realizimin e ëndrrave të rinisë kosovare pasi të rinjtë kosovarë nuk kanë asgjë më pak se ata të botës përparimtare.

    Festimi i ditëlindjes së mikut të madh të shqiptarëve u shoqërua dhe me prerjen tortës dhe shpërndarjen e kartolinave dhe librave.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Analisti Arjan Curri ka deklaruar se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Deputetja nga radhët e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se dhuna në familje, e sidomos ndaj gruas, është dukuri që po...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, opinionistja Anita Haradinaj ka komentuar raportin aktual mes Santianës dhe Bucit. Ajo është zotuar...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Opinionisiti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar për situatën e Bucit dhe Santianës, ku ka përfshirë edhe banorët e...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Pas marrjes së letrës nga i dashuri i Santianës, Bucit i është kërkuar të ndajë mendimin e tij rreth kësaj. Buci ka...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë, dy personazhet më të komentuara këto ditë...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Santiana sonte ka marrë një letër nga i dashuri i saj, ku përpos zhgënjimit, ai shfaqi edhe mbështetjen për të. Ai i...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Avokati i njohur Besnik Berisha, ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.