×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Komunën e Pejës lansohet Programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Sot u lansua programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Pejës.

    Kjo është komuna e katërt ku lansohet ky program, pas suksesit jashtëzakonisht të madh në Komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Ky është hapi i radhës drejt zgjerimit të Programit të Skriningut në nivel nacional.

    Ky program do të mundësojë ofrimin e Pap-testeve falas për gratë në Komunën e Pejës.

    Përpos ofrimit të këtij shërbimi të ri në kuadër të kujdesit parësor, palët synojnë poashtu që të iniciojnë diskutime në mes të institucioneve dhe grupeve të interesit me qëllim të hartimit dhe implementimit të politikave shëndetësore që ndërtojnë një sistem cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore, e paraparë me Ligjin për Shëndet Riprodhues si dhe e planifikuar në Programin Nacional për Kontrollin e Kancerit.

    Programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës është tejet i rëndësishëm për shëndetin publik, duke mundësuar zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar zhvillimin e këtij kanceri, duke shpëtuar kështu jetët e grave në Komunën e Pejës.

    Ky program u lansua në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, Departamentin për Shëndet dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Spitalin Rajonal të Pejës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë./FrontOnline/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur edhe një herë për telefonatën mes shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari-Lila...
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës ka vizituar tregun e gjelbër në Prishtinë, ku bisedoi me tregtarët për sfidat dhe...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënëse gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur diskutime jo të lehta për Kosovën, duke thënë...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...
    Vip27 Shtator 2024
    Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova 2’ Lumbardh Salihu ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit. Ai ka njoftuar se ka...
    Sport27 Shtator 2024
    I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York. Në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.