Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë, kurse prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë.
Sipas njoftimit, një person është në gjendje të rëndë duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive.
“Nga 53 pacientët e infektuar me COVID-19: 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID-19 vazhdon trajtimin në klinikë. Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19”, thuhet në komunikatë.

Të tjera
-
15:38 | 22 Shkurt 2021
-
15:32 | 22 Shkurt 2021
-
15:31 | 22 Shkurt 2021
-
InfografikaRreth 112 milionë raste me COVID-19 në botë15:28 | 22 Shkurt 2021
-
15:27 | 22 Shkurt 2021
-
15:16 | 22 Shkurt 2021
-
15:15 | 22 Shkurt 2021
-
15:13 | 22 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniEdi Rama: Unë jam i pakënaquri më i madh me…15:08 | 22 Shkurt 2021
-
15:03 | 22 Shkurt 2021
-
15:03 | 22 Shkurt 2021
-
14:55 | 22 Shkurt 2021