[wp-story]

Bota/Rajoni

Në këtë shtet zbulohen vizon të infektuar me Covid-19

Në këtë shtet zbulohen vizon të infektuar me Covid-19
13:50 | 24 Nëntor 2020

Shkencëtarët polakë kanë zbuluar tetë raste të COVID-19 te kafshët vizon në një fermë në veri të vendit, njoftoi sot Universiteti Mjekësor në Gdansk.

Polonia filloi testimin e vizonit në fermat e saj, pasi u zbulua një virus i ngjashëm në një fermë në Danimarkë, por asnjë rast i koronavirusit në vizon nuk u zbulua më herët, raporton Reuters.

Universiteti i Gdansk tha se dy shkencëtarë ekzaminuan 91 vizona për koronavirus dhe doli që tetë ishin pozitivë. Ky është rasti i parë i infeksionit të konfirmuar të koronavirusit në kafshë në fermat në Poloni./FrontOnline/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera