Lionel Messi është padyshim njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët në afro 20 vjet, shkruan FrontOnline.
Kalimi i superyllit argjentinas te Paris Saint-Germaini e ka shtuar dashurinë e tifozëve të klubit francez kundrejt tij, shkruan FrontOnline.
Ndërsa është ëndrra e secilit futbolldashës që është prezent në tribuna për të shikuar një lojë të PSG-s që ta ketë fatin për ta marrë fanellën e tij.
Por, një djalë i vogël ka shkuar shumë më larg me ofertën e tij.
View this post on Instagram
Në ndeshjen ndërmjet PSG-s dhe RB Leipzigut sonte, djaloshi mbante një pankartë me një mbishkrim interesant.
“Leo, ma jep fanellën tënde, unë ta jap nënën time”, shkruante në pankartën që mbante djaloshi në dorë, ndërkohë që pranë e kishte nënën e tij./FrontOnline/