×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjilan themelohet grupi punues për menaxhimin e situatës me vërshime

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Pas reshjeve të mëdha të shiut e borës në Gjilan, ku u shkaktuan vërshime në disa pjesë, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka dal sot në terren për ta parë gjendjen nga afër.

    Haziri ka bërë të ditur se ka themeluar grupin punues për menaxhimin e situatës, ku pos institucioneve të Komunës, do të jenë të përfshira edhe KRU Hidromorava, Policia e Kosovës dhe FSK.

    Kryetari i Gjilanit tha se gjendja po menaxhohet me të gjitha mundësitë komunale e në bashkëpunim edhe me institucionet tjera.

    Ndërkohë, në terren që nga e diela kanë qenë në vazhdimësi ekipet e Komunës, të kryesuara nga drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Sami Spahiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

    “Nga këto vërshime është vërshuar dhe rrezikuar dje edhe trafostacioni kryesor i qytetit TS 110/KW Gjilani 5 nga vërshimi ujit në ora 11:50, ekipet emergjente kanë vendos pompa uji dhe është shmangur rreziku nga përmbytja totale e këtij trafostacioni me rëndësi të qytetit. Gjithashtu në disa pjesë të qytetit uji pijshëm është ndërprerë përkohësisht, sikurse edhe energjia elektrike për shkak të intervenimeve në terren nga e ekipet e shpëtimit të NJPZSH”, ka deklaruar Spahiu.

    Spahiu tha se nga ora 10:30 e datës 10.01.2020 deri në ora 08:00 datë 11.01.2020, ka pasur 87 kërkesa për ndihmë për intervenime nga vërshimet, ku janë evakuuar 15 persona (Gjilan 5, Malishevë 2, Uglar 3, Bresalc – Jabuqtë 4 dhe Shillovë – komuniteti Serb – 1.

    “Pjesët më të prekura në qytet janë nga vërshimet e lumit Stanishorka tek lagjja Porodini, rruga qarkore, tek ish-INA, tek pishina Haëai, tek Fabrika Baterive, HIB petrol, ndërsa lumi Mirusha ka dal nga shtrati mbi rrugën qarkore, në Dardani I, Rr. Beqir Musliu. Fshatrat në hyrje të Malishevës, Uglar, Perlepnicë, Livoç i Ulët, Livoç i Epërm, Kuvcë, Bresalc, Kosaqë e shumë vende tjera”, ka njoftuar ai.

    Sipas tij, dëmet deri më tani janë shumë të mëdha në infrastrukturë, në pronë shtetërore dhe private.

    “Ekipet tona të emergjencave ende janë në terren, duke ofruar ndihmën me gjitha mjetet në dispozicion dhe bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë të reshurave dhe vërshimeve, t’i shmangin lëvizjet në rrugë dhe për raste urgjente për evakuim apo rrethanë tjetër të kontaktojnë ne numrat emergjent, 193 dhe 112”, ka deklaruar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, Sami Spahiu.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.