[wp-story]

Lajme

Në Gjilan hapet Qendra e Inovacionit për të rinjtë

Në Gjilan hapet Qendra e Inovacionit për të rinjtë
17:08 | 17 Dhjetor 2019

Sot në Gjilan është bërë ceremonia e hapjes së Qendrës së re të Inovacionit për të rinjtë e këtij qyteti. Kjo qendër është hapur në partneritet në mes të Komunës së Gjilanit dhe UNICEF’it

Hapja e Qendrës së Inovacionit bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga zyra e UNICEF’it në Kosovë, ku theksohet se kjo po bëhet me qëllim të fuqizimit të të rinjve dhe adresimit të nevojave të tyre.

“Gjatë ceremonisë së hapjes së Qendrës së Inovacionit në Gjilan, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin tha se është jashtëzakonisht i lumtur të shoh se si kryetarët e komunave, si ai i Gjilanit, po angazhohen me potencial të plotë për avancimin e agjendës për rininë. Kryetari Lutfi Haziri e vlerësoi lartë përkrahjen që UNICEF po ofron me programet për të rinjtë dhe zhvillimin e tyre”, thekson njoftimi.

Po ashtu, bëhet e ditur se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe ai i Gjakovës, Ardian Gjini, muajin e kaluar kanë marrë pjesë në takimin e kryetarëve në Athinë, takim ky i organizuar nga UNICEF Europe & Central Asia me qëllim të avkomit për angazhimin e kryetarëve të komunave në avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.

“Të dy memorandumet e nënshkruara, me komunën e Gjakovës dhe tashmë të Gjilanit, janë rezultat i këtij takimit dhe avokimit të zyrës së UNICEF-it në Kosovë për të vënë në praktikë, politikat më të mirëfillta në përkrahje të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë pa dallime. Së bashku me partnerët, UNICEF mbetet i përkushtuar që të ofrojë hapësirën dhe infrastrukturën e nevojshme për aftësimin profesional dhe zhvillimin e të rinjve si akterë të ndryshimit qoftë në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen”, thekson njoftimi.

Gjilani është komuna e tretë, pas Zubin Potokut dhe Gjakovës, në të cilën u hap Qendra e Inovacionit për të rinj, nismë kjo e arritur në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe ING-së.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera