×
  • Lajme
  • Lajme

    Në fillim të nëntorit paralajmërohen greva nga punëtorët shëndetësorë e teknik

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Deri në fillim të nëntorit, Qeveria e Kosovës ka kohë të merr një vendim pro kërkesave të punëtorëve shëndetësorë e atyre teknik, konkretisht t’i përfshijë në listë për marrjen e shtesave prej 300 euro edhe punëtorët teknik.

     

    Përndryshe, nëse kjo kërkesë nuk pranohet, atëherë nga muaji nëntor paralajmërohen greva dhe masa tjera.

     

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë për Front Online, se do të presin deri në fillim të muajit nëntor që Qeveria të merr parasysh kërkesat e tyre, përndryshe, atëherë do të mblidhen dhe do të vendosin për masat që do të marrin, duke mos përjashtuar edhe grevat.

     

    “Do të presim deri në fillim të nëntorit dhe atëherë pas mbledhjeve të Këshillit Drejtues do të vendosim për grevë apo diçka tjetër. Ne jemi në kohë pandemie dhe do të veprojmë në bazë të situatës pandemike. Nuk jemi ata që i thyejmë ligjet, nëse do të na lejoj kjo kohë, nëse nuk rritet numri i rasteve, atëherë do të ketë edhe masa të tjera, nuk janë vetëm këto”, ka thënë ai.

     

    Përkundër që disa herë u janë drejtuar Qeverisë së Kosovës, Syla thotë se vazhdojnë të mos marrin përgjigje nga zyra e kryeministrit.

    Sipas tij, kërkesa e tyre është e bazuar dhe atë e ka përkrahur edhe Avokati i Popullit.

     

    “Ne kemi marrë përkrahje edhe nga Avokati i Popullit i cili e ka klasifikuar si të  bazuar ankesën e federatës, këtu nuk po flasim vetëm punëtorët shëndetësorë, por edhe për administratën, pastruesit, vozitësit e shërbyesit tjerë teknik”, ka thënë ai.

     

    Mospërfshirja e punëtorëve teknik në listën e shtesave prej 300 eurove, është shqetësuese edhe për Odën e Mjekëve.

     

     

    Edhe Oda e Mjekëve e shqetësuar për mospërfshirjen e punëtorëve teknikë në listën e shtesave

     

    Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve ka thënë për Front Online se kanë ngritur zërin për përfshirjen e punëtorëve teknik në këto lista.

     

    I pyetur se a do t’i përkrahin masat që do të merren nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, ai është shprehur se do të shohin se cilat masa do të merren, atëherë edhe do të vendosin nëse do t’i përkrahin ato.

     

    “Në si Odë e kemi ngritur zërin në momentin që jemi mbledhur si komision dhe e kemi shqyrtuar vendimin e Qeverisë, ku i përfshin mjekët, infermierët dhe teknikët. Ne kemi menduar që edhe stafi teknik duhet të përfshihet, por vendimi i qeverisë ka qenë më strikt dhe nuk i ka futur ata në lista”, ka shtuar ai.

     

     

     

    Punëtorët shëndetësor marrin shtesat prej 300 eurove

     

    Gati se të gjithë punëtorët shëndetësorë, përveç teknikëve, thuhet se kanë marrë shtesat prej 300 eurove.

     

    Nënkryetari Gjonbalaj ka deklaruar se vetëm në rastet kur mund të ketë pasur ndonjë gabim, përndryshe të gjithë mjekët tjerë kanë marrë 300 euro shtesë.

     

    Ndërsa, Fitim Havoli nga Sindikata e Infermiereve, e konfirmuar për Front Online, se edhe infermierët kanë marrë shtesat prej 300 eurove.

     

     

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.