×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në ditën e fundit si president, Trumpi ua fal dënimet edhe 73 personave

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Disa orë para se të largohet zyrtarisht nga posti i presidentit të Shteteve të Bashkuara, miliarderi Donald Trump e shfrytëzoi të drejtën për falje të të dënuarve duke futur në listë 73 persona, përfshirë një ish-zëdhënës të lartë.

    Në mesin e personave të falur është edhe Elliott Broidy, ish-mbledhës i fondeve për Trumpin që kishte pranuar se ka lobuar në mënyrë ilegale në qeverinë amerikane për t’i hedhur poshtë hetimet rreth një skandali të korrupsionit në Malajzi dhe për depërtimin e një miliarderi kinez në ekzil. Pjesë e listës së personave të falur është edhe Ken Kurson, mik i Jared Kushnerit.

    Sidoqoftë, Trumpi nuk bëri përpjekje që ta lirojë veten paraprakisht nga akuzat e mundshme dhe as nuk i përfshiu në listën e faljes anëtarët e familjes apo avokatin personal, Rudy Giuliani. Në listë nuk ishte as Julian Assange, për të cilin ishte spekuluar më herët.

    Prokurorët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se ekziston një “zonë e hirtë” në kushtetutë, që nënkupton se presidenti mund të falë persona të tjerë në mënyrë të fshehtë, pa i njoftuar publikun apo Kongresin për këtë veprim, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Falja presidenciale nuk nënkupton që personat e falur kanë qenë të pafajshëm. Presidentët shpesh e përdorin këtë kompetencë për t’i ndihmuar aleatët dhe donatorët, por Trumpi e ka shfrytëzuar tej mase këtë mundësi.

    Më parë, ai ua ka falur dënimet katër aleatëve të dënuar rreth hetimeve për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe lidhjeve të Trumpit me Moskën.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.