[wp-story]

Lajme

Në Deçan qytetarët e ndërtojnë rrethrrotullimin më ‘cool’ në Kosovë

Në Deçan qytetarët e ndërtojnë rrethrrotullimin më ‘cool’ në Kosovë
22:19 | 13 Janar 2020

Pas atij të Suharekës, një rrethrrotullim është ndërtuar edhe nga banorët e fshatit Drenoc të Deçanit, transmeton Gazeta Metro.

Banorët të cilët kanë marrë iniciativën e këtij veprimi thonë se ky rrethrrotullim është vendosur me miratimin e të gjithë banorëve të fshatit, në mënyrë që të shmangen aksidentet në këtë pjesë të rrugës, pasi që komuna nuk e bëri një gjë të tillë.

“Është vendosur me vet-organizimin e fshatit të kryen punën e udhëkryqit për të mos pasur aksidente”.
“Besojmë që edhe buxhetin komunat nuk e kanë edhe aq të mirë dhe këtë nuk kemi dashur t’ua hedhim atyre si barrë dhe jemi pajtuar në këtë mënyrë, pasi që po shërben si rrethrrotullim”, thonë banorët e këtij fshati për Klan Kosovën.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera