[wp-story]

Lajme

Në AAK paralajmërojnë zgjerim të koalicionit

Në AAK paralajmërojnë zgjerim të koalicionit
20:06 | 20 Gusht 2019

Kryetari i PEK Milaim Zeka deklaroi se koalicioni AAK-PSD është i çuditshëm, i pakuptimtë dhe jo parimor. Mirëpo i  menjëhershëm ka qenë reagimi i AAK-së ndaj deputetit Zeka .

“E kuptoj zotin Zeka që ka fillimin e një subjekti të ri që ende s’ka marrë frymë, secili ka respektin e vet, si një deputet deri tani, në të ardhmen do të jemi ish-deputet, thjesht e ka me rrit subjektin e tij. Koalicionin më i natyrshëm që ka mujt me ekzistu është ky koalicion” ka thënë ajo për Gazeta Blic

Deputetja Haxhiu ka paralajmëruar edhe ardhje të reja në këtë koalicion.

“Jo vetëm që ky është koalicioni i fitores por do të kemi dhe ardhje të tjera që do ti bashkohen këtij koalicioni të fitores. Jemi të hapur për subjekte të tjera që mund të kemi bashkëpunim dhe emra të tjerë me rëndësi që do të bëhen publik shumë shpejt “

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera