×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshon lista e zonave me rrezikshmëri në Kosovë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për shpërndarjen e re të komunave sipas zonave, varësisht nga situata epidemiologjike e shtatë ditëve të fundit.

    Në zonën e kuqe, aty ku futen komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 21 komuna. Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 19:00.

    Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë, MSH-ja ka njoftuar se janë 10 komuna.

    Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë, janë shtatë komuna.

    Gazeta Express ka siguruar listën e re të ndarjes së zonave nga MSH-ja.

    NDRYSHIMET NË KATEGORIZIMIN E KOMUNAVE TË DATËS 04.12.2020 DERI MË 11.11.2020

    Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

    Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

    Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

    Shpjegim:

    Zona e kuqe:  Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

    (Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

    Zona e verdhë: 70-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

    (Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)

    Zona e gjelbër: Deri në 70 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë

    (Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00)

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Rasti ka ndodhur rreth orës...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, ku i ka falënderuar qytetarët e vendit nga...
    Sport23 Prill 2024
    Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate. Por, vëmendja më e madhe shkon në...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.