×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshohet Kodi i Procedurës Penale: Zyrtarët me aktakuza do të suspendohen, parashihet gjykimi në mungesë

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Ministria e Drejtësisë ka finalizuar ndryshimet të Kodin e Procedurës Penale, punë që e ka nisur nga korriku i vitit të kaluar.

    Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë, Selim Selimi në një konferencë për medie.

    Selimi tha se Kodi i procedurës Penale si dokument me rëndësi të veçantë që ishte miratuar nga legjislatura e kaluar, por për shkak të shpërndarjes së Kuvendit i njëjti i është kthyer Ministrisë së Drejtësisë.

    “Në rrjedhë të kësaj dhe me qëllim të hartimit të Kodit i cili në plan të parë u jep përgjigje të gjitha sfidave të sistemit gjyqësor dhe atij prokuorial, si dhe duke synuar avancimin e legjislacionit të procedurës penale, duke marrë për bazë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe pas një pune intensive nga muaji korrik i vitit 2020, tashmë Draft- Kodi i ri i Procedurës Penale është finalizuar”.

    Ai ka sqaruar se në ndryshimet e bëra parashihet suspendimi nga puna të zyrtarëve publik, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

    I pari i drejtësisë në Kosovë shtoi se nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit.

    “Suspendimi nga puna të zyrtarëve publik, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Qëllimi i këtij propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimi i mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”.

    Kurse sa i përket hetimit dhe gjykimit në mungesë veprat penale të krimeve të lutës ai tha se janë elieminuar të gjitha gabimet teknike dhe se ky propozim do të jetësohet pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi.

    “Hetimi dhe gjykimi në mungesë për veprat penale të krimeve të lutës; Një propozim i tillë pos që eliminon një lëshim, i cili në dukje të parë dukej si lëshim teknik, por që si i tillë e ka bërë të pamundur në praktikë aplikimin e hetimit dhe rrjedhimisht edhe të gjykimit në mungesë. Për më tepër, propozimi ka ardhur për shkak se ka shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, me ç‘rast të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës. Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës”.

    Selim Selimi potencoi se Kodi do të mundësojë rritjen e efikasitetit të organeve ligj-zbatuese në raport me konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale.

    “Draft-kodi rishikon në tërësi dispozitat për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, duke i harmonizuar këto dispozita me Ligjin e ri për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë, me çka vlerësojmë se përmes këtyre ndryshimeve do të rritet efikasiteti i organeve ligj-zbatuese në raport me konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale”.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.