00:17 | 06 Korrik 2020
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku kanë aprovuar masat kundër COVID-19 të cilat janë propozuar sot nga ana e kryeministrit Hoti në një konferencë për media.
Përveç masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin e datës 23 qershor të këtij viti, për plotësimin dhe ndryshimin për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minuta ndërmjet aterimeve.
“Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Ëorldëide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është mbajtur në formë elektronike.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
Sponsoruar
Të tjera
-
09:56 | 06 Korrik 2022
-
09:54 | 06 Korrik 2022
-
09:43 | 06 Korrik 2022
-
09:34 | 06 Korrik 2022
-
09:31 | 06 Korrik 2022
-
09:22 | 06 Korrik 2022
-
09:21 | 06 Korrik 2022
-
09:15 | 06 Korrik 2022
-
09:10 | 06 Korrik 2022
-
09:08 | 06 Korrik 2022
-
09:05 | 06 Korrik 2022
-
09:00 | 06 Korrik 2022