[wp-story]

Bota/Rajoni

Ndodh mrekullia/ Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat e e avionit që u rrëzua në Pakistan

Ndodh mrekullia/ Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat e e avionit që u rrëzua në Pakistan
10:30 | 23 Maj 2020

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një foshnje doli gjallë nga rrënojat e avionit  që u rrëzua në Pakistan.


Një gazetar  i lajmeve lokale po transmetonte kur të gjithë panë një fsohnjë që po nxirrej gjallë nga rrënojat.

Kryetari i bashkisë tha që të gjithë 107 pasagjerët në fluturim PK8303 vdiqën pasi avioni u rrëzua pak para se të zbriste në aeroportin kryesor të Karaçi.

Sidoqoftë, disa familajrë kanë pretenduar se ata kanë kontaktuar me të dashurit e tyre  duke thënë se ata janë gjallë.

“Gjëja e  fundit që kemi dëgjuar nga piloti ishte duke thënë se ka një problem teknik,” tha zëdhënësi i PIA, Abdullah H. Khan.

Një zyrtar i lartë i aviacionit civil  tha për Reuters se avioni nuk ishte në gjendje të ulej për shkak të një defekti teknik, por shkaku ende nuk është bërë i ditur.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera