[wp-story]

Lajme

Ndeshja Kosovë-Çeki, Policia do të ndërpresë qarkullimin në dy rrugë

Ndeshja Kosovë-Çeki, Policia do të ndërpresë qarkullimin në dy rrugë
16:38 | 06 Shtator 2019

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit për ndeshjen e futbollit në mes Kosovës dhe Çekisë, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Policia thotë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik, si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt, raporton Front Online.

“Në këtë kontekst, policia nesër prej orës 08:00 deri në përfundim të planit operativ për ndeshjen, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet në njoftim./Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera