[wp-story]

Bota/Rajoni

Ndërron jetë vrasësi i 93 grave, i bënte të dukeshin si aksidente

Ndërron jetë vrasësi i 93 grave, i bënte të dukeshin si aksidente
18:21 | 31 Dhjetor 2020

Samuel Little, vrasësi serial i cili pranoi 93 vrasje në SHBA ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Samuel, të cilin policia federale (FBI) e përshkroi si “vrasësin më të madh serial në historinë e SHBA-ve”, ka vdekur në një spital në Kaliforni. Little, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre grave, teksa ishte në burg, pranoi se vrau 93 gra midis viteve 1970 dhe 2005.

Autoritetet theksuan se Little i bëri vrasjet të dukeshin si aksidente, ndërsa disa kufoma ende nuk janë gjetur. Ai u arrestua në vitin 2012 për lëndë narkotike, ndërsa pas kësaj u dërgua në Kaliforni.

Ai është kërkuar për krime duke filluar nga grabitja e armatosur deri te përdhunimi. Little është i lidhur me tre vrasje të kryera në Los Angeles në vitin 1987 dhe 1989, falë testeve të ADN-së.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera