×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hoti

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Ka ndërruar jetë ish- pjesëtari i njësitit elitar të LKÇK-së e më pas të UÇK-së, Hasani Hoti.

    Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Suharekës, Smajl Latifi.

    “Shumë e dhimbshme vdekja e Hasan Ali Hotit, ushtarit sypatrembur të lirisë. E thërrisnim Cani i Ali Shabanit, e ai vinte nga një familje me trashëgimi të pasur morale e atdhetare. Cani iku shumë herët, në moshën 52-vjeçare, dhe keqardhja e dhembja janë të patreguara. Para fillimit të luftës kryente detyra specifike në Lëvizjen ilegale, ndërsa gjatë luftës ishte pjesëtar i njësiti elitar të LKÇK-së e më pas të UÇK-së. Nuk ia përtonte të ndërmerrte rreziqe e rrugëtime të mundimshme për të furnizuar me materiale lufte bashkëluftëtarët. I dashur dhe i hareshëm me miq e shokë, por i ashpër e i pa kompromis me armikun. Aktivitetin luftarak, si pjesë aktive e njësitit të gatishmërisë së përhershme luftarake në Ratkoc e Anadrini, e përfundoi me nder e krenari në Koshare, ku si pjesëtar i njësitit “Delta” thyen gardhin e hekurt që i ndante shqiptarët. U kthye triumfalisht në vendlindje dhe vazhdoi jetën familjare me përkushtim. Ishte i respektuar dhe dinte të respektonte vlerat. Do të na mungojnë shakatë e tij të sinqerta e miqësore dhe dashamirësia e Canit. Ngushëllimet e mia familjes së Canit më duken të pamjaftueshme për të shprehur dëshpërimin e madh që ndjej në këto çaste. Pushoftë në paqen e përjetshme Cani ynë! Dritë pastë shpirti YT! SL”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/267093128110070

     

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë...
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.