Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar me një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, pasi deputetët e Vetëvendosjes kanë rrahur tavolinat për të pamundësuar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj në Kuvend.
“Grupi i bashkuar!”, ka qenë mbishkrimi që Gashi ka vënë sipër fotografisë.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i filloi punimet në ora 10:30 ndërsa ato u ndërprenë pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejuan që ajo të vazhdojë nën prezencën e zv/kryeministrit Driton Selmanaj. Në rend të ditës ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.