Gjuha:
×
  • Vip
  • Vip

    Ndërhyn Policia, anulohet tubimi i Mozzikut në Prizren

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të njerëzve nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës.

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka reaguar ndaj tubimeve të cilat po i mbanë reperi kosovar, Mozzik, nëpër qytetet e Kosovës.

    Qalaj ka thënë se policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla të njerëzve.

    “Ai e ka marr një leje në qendrën operative të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla. Tash unë do të merrem me të”, ka thënë Qalaj për Insajderin.

    Qindra fëmijë janë mbledhur sot në sheshin e Mitrovicës , përkundër masave të ashpra për pandeminë që Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë 5 persona nëpër sheshe.

    Mirëpo, në sheshin e Mitrovicës pa maska e pa distancë sociale sot kanë qëndruar qindra fëmijë.

    Ata janë mbledhur për të marrë pjesë në promovimin e albumit “Mozzart” të reperit Mozzik.

    Vetë reperi Mozzik kishte paralajmëruar se do të bëjë promovimin e albumit të ri në shtatë qytete të Kosovës e ku do të dhurojë edhe disa CD të albumit të tij për të rinjtë.

    Kjo ka bërë që sheshi i Mitrovicës të mbushet plot. Në pamje shihen kryesisht të rinj të moshave të reja teksa përshëndesin reperin i cili këtë turne po e bën me autobus.Teksa këta të rinj kanë “vërshuar” rrugët, policia nuk duket askund.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Vip04 Qershor 2023
    Fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito janë pjesë e dasmës së Elgit Dodës dhe Klea...
    Vip04 Qershor 2023
    Detaje të vogla janë zbuluar nga dasma magjike e Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë...
    Vip04 Qershor 2023
    Reperja Tayna, ditën e sotme ka performuar në Gjermani ku është shfaqur me plotë stil. Por, në një moment gjatë performancës asaj...
    Të tjera
    Lajme04 Qershor 2023
    Të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të...
    Lajme04 Qershor 2023
    Komuna e Prishtinës tash e një vit është duke punuar rreth planit të sigurisë së shkollave në kryeqytet. Drejtuesit e shkollave e...
    Lifestyle04 Qershor 2023
    Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli. Alergjia nga dielli...
    Bota/Rajoni04 Qershor 2023
    Një tjetër krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10, Korçë, ku burri ka goditur...
    Lajme04 Qershor 2023
    Ka kohë të gjatë që merret me bujqësi. Jonuz Zeqiri nga fshati Hallaq i Madh i komunës së Lipjanit, përpiqet që vit...
    Vip04 Qershor 2023
    Detaje të vogla janë zbuluar nga dasma magjike e Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.