×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndeja të “çmendura” në natën e fundit para mbylljes totale

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ishte nata e fundit e lirisë të martën në Liverpul, pasi në mesnatë, qyteti u fut në listën e vendeve me nivelin më të lartë të rrezikshmërisë nga koronavirusi. Qindra lokale nate në veriperëndim të Anglisë do të qëndrojnë të mbyllur për katër duke filluar nga e mërkura, për shkak të rritjes alarmante të rasteve me Covid-19 në Liverpul dhe rrethina.

    Megjithatë, të rinjtë kanë shfrytëzuar orët e fundit të lirisë për të festuar. Ata mbushën lokalet dhe pas gotës së fundit aty, festa u spostua në rrugët e qytetit, sigurisht pa asnjë respektim të rregullave të distancimit fizik apo masave të tjera të shpallura për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, një i ri shkruante: “Ja ku jemi, imuniteti i tufës”, duke përmbledhur më së miri mentalitetin te moshat e reja.

    Sipas rregullave të reja që hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, banorët e qytetit do të lejohen të dalin jashtë vetëm atëherë kur është e domosdoshme, si për të shkuar në punë, në shkollë apo për vizita mjekësore, por duhet të rikthehen në banesat e tyre brenda ditës.

    Britania e Madhe është ndarë në tre nivele, me zona me nivel të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë të rrezikut të përhapjes së koronavirusit dhe Liverpuli është i vetmi qytet në nivelin e tretë të rrezikut. Për bizneset që do të detyrohen të mbyllen për shkak të masave, qeveria atje do të pagojë 2/3 e pagës së punonjësve, deri në një maksimum prej 2100 sterlinash, sipas “The Telegraph”.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.