×
  • Opinione
  • Opinione

    Ndarjet në Perëndim kërcënojnë Ukrainën

    FrontOnline
    16 Qershor 2022

    Autori u bë kolumnist kryesor për marrëdhënie të jashtme për Financial Times në korrik 2006.

    Në fillim të luftës së Vietnamit, Presidenti Lyndon Johnson pyeti një nga gjeneralët e tij të lartë se çfarë duhet bërë “për ta kryer punën”. Përgjigja që nuk do ta ndihmonte ishte ta kërkonte definicionin e punës. Një studim i mëvonshëm i Shtëpisë së Bardhë e definoi fitoren në Vietnam si “duke ua demonstruar vietkongëve se ata nuk mund të fitojnë”.

    Tash, teksa e mbështesin Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, fuqitë perëndimore tundohen edhe një herë ta definojnë fitoren si mos humbje. Ukrainasit brengosen se do t’ju japin mjaftueshëm sa për ta vazhduar luftën – por jo aq sa për të mposhtur Rusinë. Kjo është perspektiva e agonisë në një kohë kur qytetet e tyre po shkatërrohen dhe ushtria ukrainase po humb qindra burra në ditë teksa lufton për ta frenuar përparimin rus.

    Artikulli i fundit i Presidentit Joe Biden e definoi qëllimin kryesor të Amerikës si ruajtje të Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, ka thënë shpesh se Rusia nuk duhet të fitojë – por kurrë nuk ka thënë se Ukraina duhet ta arrijë fitoren. Një zëdhënës i Emmanuel Macronit informoi në mënyrë anonime se Franca dëshiron që Ukraina të jetë fitimtare, por vetë presidenti ende nuk i ka thënë ato fjalë.

    Për dallim, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, deklaroi thjesht se “Ukraina duhet të fitojë”. Dhe, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë: “Qëllim duhet të jetë fitorja e jo ndonjë marrëveshje paqeje”.

    Dallimi midis atyre që bëjnë thirrje për fitoren e Ukrainës dhe atyre që kufizohen të thonë se Rusia nuk duhet të fitojë, është shumë më tepër sesa çështje nuancash. Dikton vendime vendimtare në lidhje me llojin e armatimit që duhet të sigurohet për Ukrainën – dhe nëse dhe për kur duhet të shtyhet zgjidhja e paqes. Refuzimi i Estonisë i “disa marrëveshje të paqes” bie në kontrast me qëllimin e deklaruar të Bidenit për ta vendosur Ukrainën “në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e bisedimeve”.

    Qëndrimi prapa këtyre pikëpamjeve është ndryshim në perceptimin e kërcënimit. Ata që e shohin rrezikun më të madh te imperializmi rus, janë gati të bëjnë thirrje për fitoren e Ukrainës. Ky kamp përfshin Poloninë, Britaninë, shtetet baltike dhe Finlandën.

    Ata që shqetësohen më shumë për luftën midis Rusisë dhe Perëndimit, do të flasin vetëm për mos fitoren e Moskës. Ata kanë frikë se shtytja për fitoren e drejtpërdrejtë të Ukrainës, mund të çojë në konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Perëndimit, ose në përdorimin e armëve bërthamore ruse. Në këtë kamp janë Franca dhe Gjermania.

    ShBA-ja në mënyrë të vendosur është diku në mes – duke u përpjekur të balancojë përgjigjen e saj ndaj të dy kërcënimeve, pasi siguron pjesën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Pikëpamja mbizotëruese në administratën e Bidenit është se, duke u brengosur shumë për konfliktin bërthamor në fillim të luftës, Perëndimi tani rrezikon të shqetësohet shumë më pak.

    Doktrina ushtarake ruse lejon përdorimin e armëve bërthamore në rast të një kërcënimi ekzistencial për kombin. Zyrtarët e lartë amerikanë mendojnë se është e mundur që Vladimir Putini, udhëheqësi i Rusisë, do ta shihte humbjen poshtëruese në Ukrainë si kërcënim të tillë ekzistencial. Kjo krijon një situatë paradoksale – në të cilën sa më mirë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e rrezikshme bëhet situata.

    Këto shqetësime imponojnë kujdes të vërtetë në politikën amerikane dhe janë arsyeja pse Uashingtoni ka vendosur të kufizojë rrezen e raketave të reja që po ia siguron Ukrainës. Amerikanët vendosën të mos dërgojnë artileri që mund të godasë mirë Rusinë, sepse kjo mund të duket goxha si sulm i drejtpërdrejtë i ShBA-së. (Ndërkohë që vazhdon të vonohet dërgimi i armëve të rënda nga Gjermania.)

    Gjithë kjo është burim i zhgënjimit të thellë për ata në aleancën perëndimore që mendojnë se rreziku më i madh është imperializmi rus – jo disfata ruse. Ata bëjnë me dije për komentet e fundit të Putinit, në të cilat u shfaq si trashëgimtar i Pjetrit të Madh, në rimarrjen – siç tha ai – dhe zgjerimin e territorit rus.

    Kjo shkollë mendimi e hedh poshtë idenë se Putini do të shkojë ndonjëherë në sulm bërthamor – duke argumentuar se udhëheqësi rus gjithmonë ka shfaqur instinkt të fortë për vetëruajtje. Ata besojnë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kërcënimit perandorak rus është poshtërimi i Putinit. Kjo çon në thirrjen për lëvizje shumë më agresive ushtarake – të tilla si sigurimi i mjeteve për Kievin për të fundosur flotën ruse që aktualisht po i bllokon portet e Ukrainës.

    Të ndërgjegjshëm për nevojën për ta ruajtur unitetin perëndimor, Amerika dhe aleatët e saj kanë dalë me disa formula verbale për të cilat të gjithë mund të bien dakord. Të gjithë, përfshirë Scholzin dhe Macronin, janë dakord se nuk do të ketë marrëveshje të imponuar paqeje ndaj Ukrainës. Por, shqetësimi ukrainas është se ata, de fakto, do të detyrohen ta pranojnë humbjen e territorit sepse nuk do t’ju jepet armatimi i mjaftueshëm për të parandaluar avancimin e Rusisë në fushën e betejës.

    Shumëçka do të varet nga ndikimi i sistemeve të reja të artilerisë që për javët e ardhshme i janë premtuar Ukrainës. Pavarësisht ndarjeve të tyre bazike, shumica e qeverive perëndimore duket se mendojnë se nëse Ukraina mund ta detyrojë Rusinë të kthehet atje nga ku forcat e saj të armatosura u nisën më 24 shkurt, përpara pushtimit, atëherë kjo do të siguronte një bazë për negociata serioze.

    Fatkeqësisht, megjithatë nuk ka asnjë garanci që Ukraina mund ta arrijë këtë lloj fitoreje – ose se secila palë do të ndalojë së luftuari nëse arrihen linjat e 24 shkurtit. Në Ukrainë, si në Vietnam, përkufizimi i fitores është me rrezik bishtnues dhe rezultat mund të jetë një luftë e gjatë, një luftë brutale e shkatërrimit të ngadalshëm.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Opinione17 Prill 2024
    Nga Xhezair Zaganjori: Pak ditë më parë, më 9 prill 2024, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.