Kronika

Ndalohen dy shtetas të Serbisë, ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës

Ndalohen dy shtetas të Serbisë, ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës
10:06 | 14 Shtator 2021

Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë, pasi ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

Në raportin 24 orësh policor, thuhet se të dyshuarve i’u kishte refuzuar hyrja pasi nuk posedonin test PCR.

Të ndaluarit pas inicimit të rastit janë liruar, dhe rasti vazhdon me procedurë të rregulltë.

“PKK-Bërrnjak 13.09.2021 -22:00 Në dalje nga Republika e Kosovës janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë pasi të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës, edhe pse atyre më herët u ishte refuzuar hyrja pasi nuk posedonin test PCR. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera