Në një fotografi që ka siguruar Gazeta, shihet një infermiere duke mbajtur telefonin me dritën e ndezur në hapësirën e punës së operatorit.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë deklaruar se shkak i ndërprerjes së rrymës ka qenë një defekt.
“Sektori teknik në QKUK ka njoftuar se bëhej fjalë për një defekt, gjeneratori është aktivizuar sipas manualit për aktivizim të tyre”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Kjo nuk është hera e parë që ndërpritet rryma në hapësirat e QKUK-së ku trajtohen pacientët. Vitin e kaluar ndërprerje të rrymës ka pasur edhe në njësitë e intensivës ku trajtoheshin pacientët e sëmurë me koronavirus në gjendje të rëndë.