Në lokalin “Princesha Palace”, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj po argëtoheshin klientë të shumtë me muzikë tallava.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.
Të njëjtit kanë gjobitur mbi 100 persona, duke përfshirë edhe pronarin e lokalit me një gjobë e cila mendohet të jetë rreth 2 mijë euro.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID. Në kontekstin e kësaj policia dhe inspektorët kompetent, kanë pasë informatë për tubimin në lokalin që ju keni përmendur në shkrimin tuaj , dhe që nga ora 20:00 pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës ndodhen në atë lokacion ku përveç pronarit janë duke shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit e tjerë që besohet të jenë mbi 100 persona”, ka deklaruar Flora Ahmeti, nga policia e Kosovës për Indeksonline.

Të tjera
-
23:30 | 23 Shkurt 2021
-
23:29 | 23 Shkurt 2021
-
23:27 | 23 Shkurt 2021
-
23:22 | 23 Shkurt 2021
-
23:10 | 23 Shkurt 2021
-
22:58 | 23 Shkurt 2021
-
22:52 | 23 Shkurt 2021
-
22:45 | 23 Shkurt 2021
-
22:38 | 23 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniKjo është ambasadorja e re e SHBA’së në OKB22:35 | 23 Shkurt 2021
-
22:34 | 23 Shkurt 2021
-
22:28 | 23 Shkurt 2021