Lajme

Ndahet nga jeta karikaturisti i njohur nga Prizreni, Ramadan Zaplluzha-Therrë Murrizi

Ndahet nga jeta karikaturisti i njohur nga Prizreni, Ramadan Zaplluzha-Therrë Murrizi
22:37 | 13 Korrik 2020

Sot në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta veterani i arsimit dhe artisti i mirënjohur prizrenas, Ramadan Zaplluzha, i njohur si “Therrë Murrizi”.

Familjarë dhe miq të artistit kanë shprehur dhembje, respekt dhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale.

Zaplluzha u lind më 1938 në Prizren. Pas mbarimit të Shkollës  Normale në Prishtinë, u kthye për të kontribuar në arsimin shqip, fillimisht në Rahovec,  Malishevë dhe në Prizren.

Fushëveprimtaria e artistit dhe pedagogut Zaplluzha është e madhe, mbi 60 vjet krijimtari në vizatim, karikaturë dhe strip.

Breza të shumtë janë rritur me karikaturat e Therrë Murrizit,  pasi që në vitin 1945 kishte botuar karikaturat e para në ‘’Zani i Rinis’’, për të vazhduar me mbi 80 gazeta brenda dhe jashtë vendit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Ai e kultivoi stripin me pasion të madh, duke botuar mbi 50 tituj,  në këtë fushë që vlerësohet si proces grafik më i vështiri .

Therrë Murrizi ka ilustruar shumë libra për fëmijë dhe të rritur, ndër to: ‘’Arbëri nuk vdes kurrë’’, ’’Trimi i Skendërbeut’’, ’’Vëzhgimi‘’, ’’Arrestimi’’, ’’Operacioni’’etj, përcjell  “Gazeta e Prizrenit”.

Ai ka disa ekspozita personale dhe shumë kolektive, brenda dhe jashtë Kosovës, duke na ofruar mbi 3000 punime grafike dhe një thesar me novela të ilustruara, si ‘’Borëbardha, ’’Betmeni’’, ’’Spiderman’’, ’’Hirushja’’ etj.

Frymëzimet e tij për artet pamore mbeten në temat e përditshme, ato historike, luftat, konfliktet, liderët botëror, legjenda, personazhe për fëmijë etj.

Sipas përfaqësuesve të “Lirisë” në Prizren logoja e fundit  e klubit e është dizajnuar nga duart e arta të Zaplluzhës, në vitin 1990.

Kalimi në botën tjetër i Ramadan Zaplluzhës – Therrë Murrizit është një humbje për artin shqiptar e më gjerë.

Varrimi bëhet nesër në orën 13:00, në varrezat e Prizrenit.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera